Ekonomia

Çertifikata mirënjohjeje për bizneset

Dogana Shqiptare jep çertifikata për bizneset dhe institucionet ndërkombëtare të spikatura për bashkëpunimin me administratën doganore.

BSC6898U nderuan me çertifikatë mirënjohjeje Luan Bregasi nga “Biznes Albania”, Floreta Luli-Faber nga Dhoma Amerikane e Tregtisë, Gjergji Gjika nga Dhoma e Fasonistëve të Shqipërisë, Alan C. Theriault nga EXBS, Vilma Guri nga Ambasada Amerikane, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Dhoma Britanike e Tregtisë dhe Industrisë, Steve Bennett nga ICITAP, Genc Merepeza, zv/drejtor i Përgjithshëm për Kufirin dhe Migracionin, Ela Banaj nga UNODC, si dhe institucione ndërkombëtare si IFC, UNCTAD dhe Delegacioni i BE-së në Tiranë. Luan Bregasi u shpreh se fryma e punës në doganë është shumë më pozitive dhe ndikon direkt në punën e sipërmarrjes, ne kemi paguar më shumë vitin që kaloi në dogana dhe tatime, megjithëse fituam më pak lek. “Megjithatë shpresoj se tashmë rregulli dhe ligji do të mbizotërojë, falë edhe punës tuaj edukative për të futur punonjësit në shinat e rregullave dhe ligjit. Sjellja juaj e mirë na ka imponuar të paguajmë më shumë në buxhetin e shtetit”, tha ai. Ndërsa drejtorja ekzekutive e Dhomës Amerikane të Tregtisë, Floreta Luli-Faber, u shpreh se marrëdhënia me Administratën Doganore nuk ka qenë asnjëherë kaq e mirë sa në ditët e sotme, ndërkohë që nënvizoi se pa një bashkëpunim mes sipërmarrjes dhe institucioneve financiare nuk mund të përparohet.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button