☁️
Tiranë 9°C · Vranët 17 March 2026
S&P 500 6,699 ▲1.01%
DOW 46,946 ▲0.83%
NASDAQ 22,374 ▲1.22%
NAFTA 95.24 ▲1.86%
ARI 5,013 ▲0.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
₿ CRYPTO
BTC $74,930 ▲ +3.35% ETH $2,348 ▲ +8.29% XRP $1.5363 ▲ +6.08% SOL $95.5500 ▲ +3.84%
S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 95.24 ▲1.86 % ARI 5,013 ▲0.21 % S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 95.24 ▲1.86 % ARI 5,013 ▲0.21 %
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
17 Mar 2026
Breaking
Kronika

Çështja ‘Doshi’- PD kallëzon në Prokurori Tahirin dhe Didin

Partia Demokratike dorëzoi të shtunën në Prokurorinë e Përgjithshme kallëzimin penal ndaj ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe ndaj drejtorit të përgjithshëm të Policisë, Artan Didi, për shpërdorim detyre, pengim të zbulimit të së vërtetës, e moskallëzim krimi, të gjithë këto në lidhje me skenarin e porositjes së vrasjes së dy deputetëve, ngjarje për të cilën është akuzuar kryetari i Parlamentit, Ilir Meta.

Arben-Ristani3Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani, tha në një deklaratë për mediat pas dorëzimit të kallëzimit penal, se Tahiri dhe Didi janë vënë në dijeni për ngjarjen e rëndë dhe për 6 muaj me radhë nuk kanë ndërmarrë asnjë hap ligjor, madje e kanë mbajtur gjithçka të fshehtë. Ai akuzoi ministrin e Brendshëm se ka kryer veprimet jo si një shtetar dhe jo ashtu siç një shtetari i takonte të vepronte.

“Sigurisht që jo vetëm besojmë në hetimin e plotë të kësaj ngjarje, por edhe e inkurajojmë Prokurorinë e Përgjithshme që të ngrihet në nivelin e duhur ashtu siç i takon një prokurorie të një vendi demokratik dhe të shmanget nga presioni, tensionet politike, apo interesat politike. Unë besoj se mund ta shmangë”, tha Ristani.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.