Maqedonia

Çështja e medias, bisedimet vazhdojnë javën tjetër

Zvarritja e zgjedhjes së anëtarëve të rinj të Komisioni Shtetëror Zgjedhor kishte shtyer edhe bisedimet e katër partive në Përzhino, VMRO-DPMNE, LSDM, BDI dhe PDSH, në lidhje me problemin e mediave, që po bisedohet në kuadër të Marrëveshjes së Përzhinos. Por, tani kjo problematikë është zgjidhur dhe në rend janë mediat.

Deri më tani, asgjë nuk ka ecur si duhet lidhur me çështjen e mediave. As bisedimet bilaterale të lehtësuesit Petar Van Hautte, por as bisedimet mes partive në Klubin e deuptetëve nuk kanë dhënë rëzultate konkrete.

Nga zyra e lehtësuesit Van Hautte konfirmojnë se bisedimet për çështjen e mediave do të vazhdojnë nga java e tjetër, duke mos precizuar saktë ditën.

“Bisedimet do të vazhdojnë javën e ardhshme”, u përgjigjën shkurt nga zyra e Van Hautte.

Partitë qëndrojnë stoikisht në qëndrimet e tyre, duke mos mundur të gjejnë gjuhë të përbashkët.

Portalb më poshtë ju sjellë propozimet e lehtësuesit Vanhojte, të cilat kanë për qëllim lehtësimin e bisedimeve dhe arritjen e një zgjidhje sa më konstruktive për mediat:

Shkeljet

Në rast se vërehet shkelje, Këshilli do të:

fillojë një dialog me median e përfshirë për t’i sqaruar detajet e shkeljes dhe arsyet e mundshme që shkaktojnë shkelje. Ky hap është i rëndësishëm t’u përmirësuar në një shkallë të hershme të shkeljes.

Si rezultat i dialogut, Këshilli mund të lëshojë një paralajmërim (varësisht nga karakteri i shkeljes)

Në fund, Këshilli mund të vendos që të gjobitë apo të merr masa në rast të shkeljes.

Gjobat

Gjoba më e lartë do të llogaritet në bazë të hyrave mesatare të mediave.

Këshilli ka të drejtë të vendosë mbi vlerën e gjobës
Këshilli gjithmonë do të sjellë vendim të mirë-motivuar
Aktet nënligjore dhe rregulloret e AVMS.

Këshilli do t’i rishikojë thellësisht të gjitha aktet nënligjore dhe rregulloret me qëllim që t’i vendojë ata në linjë me standardet ndërkombëtare për të ikur nga një sistem tepër kufizues.

Transmetuesit komercial

Kufizimet e programeve duke u fokusuar në prodhimin dhe transmetimin e materialeve lokale do të mund të hiqen
Obligimet nga aktet nënligjore mbi çështjet që kanë të bëjnë me numrin e të punësuarve, lartësinë e studiove, …etj. do të mund të hiqen.

Transmetuesi publik (RTVM) Këshilli i programit

Do të mund të themelohet përafërsisht me të njëjtat parime si për Këshillin e AVMS

Kandidatët potencial mund të mbështetet gjithashtu nga organizatat kulturore.

Këshilli do të duhet të ndjek nga afër çështje si pavarësia editoriale.

Pavarësia

Me qëllim që të krijohet transmetues publik i pavarur, sistemi aktual i fondeve ka nevojë që të rishikohet.

Principet bazë që do të duhet t’i ketë transmetuesi publik:

– fonde të garantuara

– pavarësi të plotë se si t’i harxhojë ato

Fondi të jetë i barabartë me 1% të buxhetit vjetor
Detyrimet e transmetuesit publik

Programi aktual i kufizuar të hiqet

Plani strategjik

Plan 5 vjeçar për veprim, duke përfshirë:
të gjitha fushat e kompetencave, si:
HR, rinovimin dhe mirëmbajtjen e ndërtesës, prokurorimi i pajisjeve të reja (përfshirë digjitalizimin e avancuar), ristrukturimi i kanaleve televizive, me qëllim rritjen e tregut aktual.

Kujdes i veçantë duhet t’i kushtohet burimeve njerëzore, p.sh mosha mesatare e të punësuarve është 58.

– Një plan urgjent që të ketë hapësirë për rekrutimin e punonjësve të rinj, duke u siguruar atyre trajnim, zëvendësimin i personave që do të ikin është i nevojshëm

– përveç kësaj, ofrohet mundësia për ristrukturim efektiv (duke bërë shumë me më pak)

Reklamat e Qeverisë

Reklama qeveritare pa pagesë edhe në transmetuesin publik edhe ne transmetuesit komercial për mesazhe që janë në interes të publikut. (shikone ligjin aktual)

Mbështetje transmetuesve komercial:

– VAT nga 18%- 5%

– heqjen e të gjitha pengesave kufizuese për të funksionuar normal

-zgjidhjen e problemeve aktuale me të drejtat e autorit dhe tarifat eventuale që paguhen nga ofruesit e kabllovikëve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button