roze
Cezari George Clooney
Aktori George Clooney ka “kthyer në jetë” ikonën e historisë së Perandorisë Romake, Cezarin, me një prerje flokës të stilit të viteve ’90.
Ditën e enjte, aktori 53-vjeçar u pa në sheshin e xhirimit të filmit të tij të ri, në Los Anxheles, i veshur me uniformën e lashtë romake.
Megjithatë, ai dukej më tepër si një gladiator teksa hynte në Koloseun e rindërtuar i zbukuruar me kostumin ngjyrë kafe prej lëkure.
Gjithësesi, ylli i sapomartuar i kinematografisë dukej rehat në uniformën romake dhe shpesh herë ka qeshur kur është fotografuar me shpatë në dorë. Madje, ai ka bërë edhe shaka me kameramanët.