☀️
Tiranë 27°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.43 ▲0.26%
ARI 4,218 ▼1.6%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,733 ▼ -2.35% ETH $1,640 ▼ -2.48% XRP $1.1177 ▼ -4.67% SOL $64.5900 ▼ -3.55%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.43 ▲0.26 % ARI 4,218 ▼1.6 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.43 ▲0.26 % ARI 4,218 ▼1.6 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Ekonomia

Çfarë importojnë nga Kolumbia?! Dy vitet e fundit, krahas bananeve lulëzoi dhe tregtimi i lëkurës

 Deri dy vjet më parë, importet nga Kolumbia ishin minimale. Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, në vitin 2015, importet totale nga ky shtet ishin 64.5 milionë lekë, ose rreth 480 mijë euro. Produkti kryesor që importohej ishin “Kafe, çaj dhe erëza”, në sasi minimale prej 30 milionë lekësh dhe “frutat dhe arrat e ngrënshme” prej 12 milionë lekësh.

Por, në 2016-2017, importet nga ky shtet shënuan rritje të shpejtë. Në 2016-n arritën në 609 milionë lekë, ose 4.5 milionë euro, me dhjetëfishim. Tendenca rritëse vazhdoi edhe në 2017-n, teksa importet në total arritën në 6 milionë euro, me një rritje prej 36% (shiko grafikun e importeve në total).

Dy janë grupet që kanë ndikuar në këtë rritje. Së pari, importi i “Frutave dhe arrat e ngrënshme” kërceu nga 90 mijë euro në vitin 2015 në 2 milionë euro në 2016-n dhe 2.2 milionë euro në 2017-n, 99% të të cilave e përbëjnë bananet, sipas të dhënave të detajuara nga doganat.

Së dyti, në 2016-n, një produkt i ri filloi të tregtohej nga Kolumbia, ai i “Lëkurëve të papërpunuara dhe të përpunuara”, që arriti në 2.2 milionë euro në 2016-n dhe 2 milionë euro në vitin 2017. Kolumbia kaloi direkt në importuesin e katërt më të madh të këtij produkti, pas Italisë, Spanjës dhe Indisë, sipas të dhënave të INSTAT, me 1.5% të peshës në total. Në sasi, nga Kolumbia u importuan 175 mijë kg lëkurë, me një çmim mesatar për kg prej 1577 lekë.

Shteti i Kolumbisë u kthye në kryefjalën e ditës në Shqipëri, pasi Policia kapi dy ditë më parë në Durrës ngarkesën më të madhe të kokainës në historinë shqiptare prej 613 kg, në një kamion me banane që ishte nisur nga Kolumbia.

Më herët, eksportues shqiptarë kishin shprehur shqetësimin për “Monitor” se disa kultivues të hashashit kanë hyrë në biznesin e lëkurës së papërpunuar. Për shkak të erës që ka lëkura, çorienton nuhatjen, ndaj eksporti i këtij produkti përdoret si mbulesë e transportit të narkotikëve.

herët, eksportues shqiptarë kishin shprehur shqetësimin për “Monitor” se disa kultivues të hashashit kanë hyrë në biznesin e lëkurës së papërpunuar. Për shkak të erës që ka lëkura, çorienton nuhatjen, ndaj eksporti i këtij produkti përdoret si mbulesë e transportit të narkotikëve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.