Çfarë përmbante koleksioni i kasetave të Osama Bin Ladenit?
Duke rrëmuar në një pronë të plaçiktur, një familje afgane gjeti një ngarkesë kasetash audio, të cilat i mori dhe i çoi në një dyqan vendas për të fituar një dorë të mirë parash. Një kameraman që punonte për CNN e bindi pronarin e dyqanit t’ia dorëzonte ato. Ai kishte pasur të drejtë. Kjo ishte libraria audio e Al-Kaedës.
Duke rrëmuar në një pronë të plaçiktur, një familje afgane gjeti një ngarkesë kasetash audio, të cilat i mori dhe i çoi në një dyqan vendas për të fituar një grusht të mirë parash, meqenëse talebanët që e kishin ndaluar muzikën pop, ishin larguar e kështu mund t’i mbushnin me hitet e kohës.
Por një kameraman që punonte për CNN dëgjoi për ngarkesën e kasetave dhe e bindi pronarin e dyqanit t’i dorëzonte ato, duke thënë se përmbajtja e tyre mund të ishte e rëndësishme. Ai kishte pasur të drejtë. Kjo ishte libraria audio e Al-Kaedës.
Kasetat më pas ia dolën të shkojnë në Projektin e Medias Afgane në Kolegjin Uilliams në Masaçusets, ku iu kërkua Flagg Millerit t’i analizonte, një eksperti në letërsinë dhe kulturën arabe nga Universiteti i Kalifornisë.
Predikime, këngë dhe regjistrime të bisedave intime, të gjithë këto janë dëgjuar të plota nga vetëm ky person. “Ishte shumë emocionuese”, thotë Miller, duke kujtuar ditën kur ai mori dy kuti të pluhurosura në vitin 2003. “Nuk fjeta për tri ditë për të kuptuar se çfarë do më duhej që të nxirrja një kuptim prej tyre”, tha ai.
Më shumë se një dekadë më pas, Miller ka shkruar një libër rreth zbulimeve të tij, ku eksploron këtë koleksion unik. Kasetat datonin nga fundi i viteve 1960 deri në 2001 dhe shfaqin më shumë se 200 folës të ndryshëm, mes tyre dhe Osama Bin Ladenin.
Ai dëgjohet së pari në një kasetë të vitit 1987 – një regjistrim i një beteje midis muxhahedinëve afgano-arabë dhe komandove sovjetikë. Bin Ladeni u largua nga shtëpia e tij në Arabinë Saudite, ku ishte në mes të luksit, për të krijuar emër në luftimet me pushtuesit e Afganistanit.
“Bin Ladeni donte të krijonte imazhin e një militanti efektiv, sepse ai njihej paksa si njëdandy që vishej sipas modës”, thotë Miller. “Por ai ishte shumë i sofistikuar në marketingun e vetes dhe regjistrimet audio në këtë koleksion tregojnë shumicën e historisë për mitin që ai ngriti rreth vetes”.
Koleksioni gjithashtu paraqet fjalime të mbajtura nga Bin Laden në fund të viteve 1980 dhe në fillim të viteve 1990, tek audienca në Arabinë Saudite dhe Jemen.
“Çfarë është impresionuese është mënyra sesi Bin Laden flet për kërcënimin e Gadishullit Arab, por jo nga Shtetet e Bashkuara apo Perëndimi. Armiku janë myslimanët e tjerë”, e citon atë Miller.
Ndërsa SHBA-ja do të bëhet më pas shënjestra e Bin Ladenit, nuk ka referenca të ‘armikut të largët’ në fjalimet e tij të para. Për disa vite, ai ishte më i përqendruar te mosbesimi mes myslimanëve, që nuk i përmbaheshin interpretimit të tij strikt të Islamit.
Audio-kasetat ishin mjeti ideal për propagandë, ndaj nuk është çudi që Bin Ladeni ishte një fans i tyre. Ato shpërndaheshin lehtësisht, dubloheshin dhe kalonin dorë pas dore. Po ashtu, kasetat ishin shumë të përhapura në Lindjen e Mesme dhe botën arabe, ku njerëzit shpesh i dëgjonin, bashkë me miqtë për të krijuar ide revolucionare.
Ndërsa kasetat dominoheshin nga lutjet dhe fjalimet, kishte edhe kuriozitete. Mes tyre biseda me një xhind që ata besonin se kishte pushtuar trupin e një burri. Duke folur përmes tij, ai pretendon se di për komplote politike, megjithëse mendohet se në atë kohë, Bin Ladeni nuk ishte supersticioz.
Ka gjithashtu një regjistrim të luftëtarëve afganë-arabë që luftonin kundër pushtimit sovjetik, të cilët hanë mëngjes në kampin e trajnimit në vitet 1980. Kjo bisedë zbulon natyrën e jetës në vijën e parë të frontit.
Ka gjithashtu shumë orë regjistrime të himneve islamike, këngë që shfaqin beteja të dramatizuara, mesazhe muzikore për muxhahedinët e ardhshëm. Një çelës kyç për rekrutimin.
“Për shumë, kjo ishte rruga për në xhihad, përmes zemrës”, thotë Miller. Sa për muzikën, një variant i popit perëndimor shfaqet përmes performimit të Enrico Macias, një hebreu algjerian që e gjeti famën në Francë.
Një tjetër emër i papritur që shfaqet në përgjime, është Mahatma Gandi, i cili citohet si një frymëzim nga Osama Bin Laden në një fjalim të bërë në vitin 1993.
Pas vitit 1996, figura e tij bëhet më e ashpër. Nën presionin e SHBA-së, atij i hiqet shtetësia saudite dhe humbet të gjithë pasurinë. Kështu, ai në fjalimet e tij bëhet edhe më i dëshpëruar për kundërsulm.
Megjithatë, gjatë një dekade regjistrimesh, Osama Bin Laden flet shumë pak për dhunën kundër Perëndimit. Armiku kryesor i Al-Kaedës janë gjatë gjithë kohës liderët myslimanë.
*Burimi: BBC.