☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $73,444 ▲ +0.61% ETH $2,300 ▲ +2.37% XRP $1.3633 ▲ +0.38% SOL $85.3400 ▲ +0.37%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Keshilla

Çfarë të hamë në mot të ftohtë

Në dimër është më e dobishme të hamë perime dimri, të cilat përmbajnë mjaft vitamina.

ccedil-far-euml-t-euml-ham-euml-n-euml-mot-t-euml-ftoht-euml_hdNdihma më e mirë për trupin që ta ruajë nxehtësinë trupore mund të jenë perimet rrënjore. Këto janë të gjitha bimët që nuk piqen shpejt, por që u duhet një kohë e caktuar.

Rritjes së tyre nuk i pengon as era dhe as acari, por u konvenon moti i ftohtë i dimrit, ndërsa pjesët e ushqyeshme të tyre ndodhen nën sipërfaqen e tokës. Perimet rrënjore të copëtuara imët dhe të ziera mund të përdoren si “bazë” për një supë të lehtë, transmeton koha.net.

Kjo është gjithashtu periudha e vitit kur është e mundur ta ndieni një nevojë më të madhe për konsumin e mishit dhe të produkteve të mishit se sa në periudhën e verës. Dhe mishi përmban elemente që e ndihmojnë trupin ta mbajë nxehtësinë.

Nëse jeni adhurues të sallatave, në vend të sallatave të gjelbra të zakonshme, provoni sallata që përmbajnë më shumë perime rrënjore, fasule apo bimë me fibra. Në sallatë mund të shtoni pak mish.

Njerëzit të cilët jetojnë në rajone të ftohta, në muajt e ftohtë duhet t’i largojnë krejtësisht sallatat e gjelbra nga menytë e tyre. Në kushtet tona me dimra pjesërisht të ftohtë, ne lirisht mund ta konsumojmë atë herë pas here për shembull në një sallatë të përzier me mish pule. Nëse ju pëlqen peshku, atë mund ta përgatisni në mënyrën tuaj të preferuar dhe ta shërbeni si shtesë: bimët e ziera rrënjore dhe perimet e dimrit, apo patate në vend të orizit të zakonshëm.

Ja disa nga ushqimet më të shëndetshme për vjeshtë dhe dimër që do t’ju mbajnë të ngrohtë dhe do t’ju ndihmojnë të qëndroni aktiv dhe në formë të mirë: karota, panxhari, rrepa, patatet, lakra e gjelbër, fasulet, gruri i papërpunuar, lakra.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.