Charlie Sheen paditet nga ish e fejuara Ross
Ish e fejuara e Charlie Sheen ka bërë një padi ndaj tij për kërcënim serioz për jetën dhe se nuk e ka vënë në dijeni që është HIV pozitiv.
Scottine Ross ka dorëzuar të enjten padinë në gjykatën e lartë të Los Angeles. Ajo kërkon milion dollar, dhe të ardhurat e emisionit të anulluar tashmë të Sheen, “Anger Menagement”, i cili ka qënë pjesë e marrëveshjes mes çiftit.
Aktori tha për emisionin “Today” në mes të nëntorit se është diagnostikuar me HIV rreth 4 vite më parë, dhe se pak njerëz ishin në dijeni të këtij fakti, duke i kërkuar para për ta mbajtur sekret këtë lajm.
“Charlie Sheen do të mbrohet fuqishëm ndaj padisë së Scottine Ross. Ne besojmë se z. Sheen do të fitojë në pretendimet e tij kundër saj”, thuhet në një deklaratë të avokatit të Sheen.
Ross një aktore e filmave porno, e njohur si Brett Rossi dhe Sheen kanë qënë të lidhur me njëri tjetrin për afro një vit, nga nëntori i 2013, deri në tetor 2014.
Tashmë disa femra që kanë pasur lidhje me aktorin, pritet të nisin padi ndaj tij, për faktin se ai nuk i ka vënë në dijeni për sëmundjen e rrezikshme.