roze

Charlize Theron dëshiron të ketë më shumë fëmijë

Charlize Theron ka treguar se është e gatshme të ketë më shumë fëmijë. Aktorja 39-vjeçe, e cila është në një marrëdhënie me 53-vjeçarin Sean Penn që në fillim të vitit 2014, është mamaja e një djali të birësuar, Jackson, 3 vjeç.

Kur është pyetur nga “Extra”, nëse ajo dëshiron ta shtojë familjen e saj, Theron është përgjigjur e sigurtë. “Po, dua të them se jam e gatshme për çdo gjë në jetën time. Nuk kam menduar kurrë se një fëmijë tjetër do të ishte tepër. Jam e gatshme për çdo gjë që më dhuron lumturi në jetën time”, ka thënë ajo.

Edhe pse të lidhur prej një viti, Theron ka treguar se ajo dhe Penn e njohin njërit-tjetrin për 20 vjet rresht dhe gjithmonë ka dashur të punojnë së bashku.

Në një intervistë të dhënë kohë më parë, aktorja e njohur është shprehur se të binte në dashuri me Penn ishte si një surprizë e bukur për të.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button