Ekonomia

“Check up”, Beqaj: Zgjerimi nuk ndikon në buxhet. Vokshi: Keni abuzuar me koncesionin

Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja ka zhvilluar një dëgjesë në komisionin parlamentar të shëndetësisë, lidhur me programin e kontrollit shëndetësor falas. Mbledhja është shoqëruar me tensione mes kryetares së komisionit të Shëndetësisë Albana Vokshi dhe ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqja.
Znj. Vokshi i ka kërkuar ministrit Beqja të jap dorëheqjen pasi ka abuzuar me konçesionin e ‘check up’, duke e paguar koncesionarin edhe për pacientë që nuk e kanë bërë këtë kontroll, që sipas Vokshit janë 110 mijë.
‘Sa fond i keni dhënë koncesionarit, për sa qytetar dhe më bëni diferenën. Sa milionë euro më shumë ka marrë koncesionari pa bërë asgjë.
“Totali është rreth 250 mijë vetë. Koncesionari ka faturuar për 9 muaj, diku te 660 milionë lekë të reja”, bëri të ditur ministri Beqja.
“Kjo përkthehet në 360 mijë persona. Pra, ju i keni dhënë koncesionarit 110 mijë persona më shumë pa bërë asgjë koncesionari. Uroj që deputetët ta kenë kuptuar abuzimin që keni bërë. Kjo ishte ajo që doja të dëgjoja. 110 mijë check up më shumë i janë dhënë koncesionarit pa dhënë asgjë. 1.7 miliardë lekë pa bërë asgjë. Ju tani duhet të jepni dorëheqjen. Si mund të jeni këtu e të më shpjegoni që japim 1.7 miliardë, është për të vënë duart në kokë”, tha Vokshi.
Por ministri Beqaj i është përgjigjur se është paguar logjistika e kontrollit shëndetësor. “Logjistika shkon si për një kampion si për disa kampione. Kjo kontratë ka rinovuar qëndrat shëndetësore”, tha Beqaj. Ai siguroi se zgjerimi i grupmoshave për check up nuk ndikon në buxhetin e këtij viti.
Ministri raporton në komision për vendimin e tetorit të këtij viti për analizat, studimet, të dhënat shkencore, klinike, dhe epidemiologjike si dhe çdo të dhënë tjetër për eficencën dhe efektivitetin e kontrollit shëndetësor falas, që çoi në miratimin e këtij vendimi si dhe efektin financiar që ka ky vendim në buxhetin e shtetit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button