roze
Chris Evans, rastësisht të njëjtën bluzë
Një rastësi ndoshta e sikletshme për Chris Evans, drejtues në BBC Radio 2. Ai dhe miku i tij kishin veshur të njëjtën bluzë, teksa e kishin lënë të takoheshin për të pirë një kafe.
Sipas “Daily Express”, 49-vjeçari nuk u ka besuar syve kur miku i tij, kishte veshur të njëtën bluze teksa vinte drejt barit.
Por fatmirësisht, të dy kishin veshur pantallona të ndryshme; Chris me pantallona me vija, ndërsa shoku i tij me xhinse. Megjithatë, gjithçka përfundoi në një buzëqeshje, teksa shijuan dhe kafen e mëngjesit.