roze
Chris Rock kërkon divorcin pas 19 vitesh martesë
Chris Rock nuk ka dashur të presë fundin e vitit për t’ju bashkuar “klubit të të divorcuarve në Hollivud”. Komediani i famshëm amerikan i ka kërkuar divorcin bashkëshortes së tij prej 19 vitesh, Malaak Compton-Rock, me të cilën ka dy vajza: Lola Simone dhe Zahra Savannah.
“Pasi e menduam gjatë dhe pas 19 vitesh martesë, Chris dhe unë vendosëm të ndaheshim”, tha Compton-Rock në një komunikatë zyrtare.
Asnjëri nuk ka dhënë shpjegime mbi motivet e divorcit, por sipas revistës ‘People’ ka qenë aktori ai që e ka kërkuar atë.
“Ishte Chris ai që kërkoi divorcin sepse e dinte që kishte ardhur momenti i duhur”, tha një burim anonim.
Tani pritet që të ndahet pasuria prej 70 milionë dollarësh e aktorit.