☀️
Tiranë 12°C · Kthjellët 24 March 2026
S&P 500 6,581 ▲1.15%
DOW 46,208 ▲1.38%
NASDAQ 21,947 ▲1.38%
NAFTA 90.02 ▲2.14%
ARI 4,425 ▲0.4%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
₿ CRYPTO
BTC $70,893 ▲ +4.51% ETH $2,160 ▲ +6.22% XRP $1.4224 ▲ +4.24% SOL $91.1900 ▲ +6.79%
S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 90.02 ▲2.14 % ARI 4,425 ▲0.4 % S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 90.02 ▲2.14 % ARI 4,425 ▲0.4 %
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
24 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Cigaret, doganat vjelin 11 milionë euro më shumë për 6 mujorin e parë

Gjashtëmujori i parë i vitit 2016 ka treguar qartë se konsumi i cigares nuk është ulur prej ligjit antiduhan.

Sipas të dhënave nga doganat importet e cigares janë rritur me 24 për qind ne gjashtëmujorin e parë, duke çuar në arkën e shtetit 11 milionë euro më shumë se në të njëjtën periudhë të  2015.

Sipas doganave arsyet e performancës pozitive përveç përmirësimit të vazhdueshëm të administrimit lidhen me një situatë të normalizuar të fluksit të importeve të pandikuar nga ndryshimet e nivelit të taksimit për vitin 2016 për cigare.

Në gjashtëmujorin e parë të 2016 u importuan 1,353 tonë cigare nga 1,084 më 2015. Viti i kaluar ka  shënuar rekordin për dobësitë në zhdoganimin e cigareve. Në atë kohë ministri i Financave arsyetoi se ulja e importeve ishte rrjedhojë e efekteve të ligjit antiduhan që kishte ulur konsumin e për rrjedhojë edhe importet.

Burimet nga tregu pohojnë se konsumi i cigares në vend është mbi 4 mijë tonë, duke komentuar se shifrat entuziaste të zhdoganimeve të gjashtëmujorit janë ende poshtë importeve reale.

Ministria e Financave vlerëson se për vitin 2016, importet e cigareve në vend do të jenë rreth 3100 ton, 334 ton cigare më shumë.

Vlerësimi për këtë rritje të importeve të cigareve sipas Ministrisë së Financave vjen me masat e ndërmarra nga qeveria në luftën ndaj informalitet, që kanë një shtyllë të rëndësishme koordinimin e punës së administratës doganore me institucionet e tjera në vend për të miradministruar akcizën e cigares, sidomos prodhimin vendas.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.