Cili është qyteti ku fryn më shumë erë në botë?
Në skelën përballë Uellingtonit, qëndron hija e një burri. I zhveshur, me sytë e mbyllur, ai shtriqet drejt një stuhie të pafund; një pamje përhumbëse, ndoshta me përmbajtje gëzimi, i përshkon fytyrën.
“Uellingtoni dhe elementët e tij më ofruan një lloj ngushëllimi në një kohë problematike”, thotë Maks Patte, skulptori pas autoportretit. “Një periudhë kalimtare e jetës sime që pasoi zhvendosjen nga shtëpia ime në Londër”.
Ndonëse mund të jetë metaforike, skulptura gjithashtu kap shpirtin e Patte, i cili zbutet përpara flladeve të vazhdueshme para shtëpisë së tij të re. Kryeqyteti i Zelandës së Re, për nga reputacioni, njihet si qyteti me më shumë erëra në botë dhe mund ta provojë këtë çdo ditë.
“Nuk mund të them se kam mësuar ta dua elementin më të famshëm të Uellingtonit dhe e vërteta është se shumicën e kohës e shoh si rraskapitës”, thotë Patte. “Megjithatë, e di që je në shtëpi kur fryn jugu”.
Të gjykosh se cili është qyteti ku fryn më tepër erë në botë, është diçka e vështirë, pasi nuk ekziston një bazë të dhënash globale për qytetet dhe teknikat e matjes nuk janë standarde. Vende të tjera në listë janë Rio Gallegosi dhe Punta Arenas në Argjentinë, por edhe Patagonia në Kili. Qyteti Shën Xhons në Kanada është qyteti me më shumë erë në Amerikë, me një shpejtësi prej 13 dhe 15 metrash në orë.
Uellingtoni gjendet në Ngushticën Kuk, një kalim midis ishujve veriorë dhe jugorë të Zelandës së Re. Erërat në forta të Hemisferës Jugore, që rrotullohen pandërprerë nga Amerika e Jugut në perëndim, kanalizohen në këtë hapësirë prej 14 miljesh, duke krijuar një “lumë ere” që trondit varkat në skelë çdo ditë e natë, me një mesatare prej 16 metrash në orë.
Shkulmi më i fortë i erës regjistruar në ishullin e veriut prej 154 metrash në orë, u mat në Kodrën Hawkins në vitin 1962, vetëm disa kilometra larg nga qendra e qytetit.
“Nuk ka vend tjetër në botë si ky”, shton Patte. Por kryebashkiaku i vendit, Justin Lester, i sheh këto shfryrje të pafre të erës si përfitime për historinë e erës në Uellington. Lundërtarët e të pasionuarit pas lundrimit me balona, vijnë çdo vit aty nga larg për të provuar eksperiencën.
Ndotja e ajrit nuk është e pranishme, pasi çdo tym zhduket në çast dhe fuqia e erës është thelbësore për elektricitet.
Fuqia e erës është një pjesë e rëndësishme e klimës së vendit dhe Uellingtoni ka 62 turbina të ngritura në kodrat përreth qytetit. Christian Kjaer, kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë së Rinovueshme, thotë se Zelanda e Re është i vetmi vend që ai njeh, që i ka hequr ta gjitha subvencionet qeveritare të mëparshme në sektorin e energjisë së erës.
“Era nga brenda bregut është e shkëlqyer, sepse Zelanda e Re ka një burim fantastik ere. Uellingtoni është një shembull shumë i mirë i mënyrës si era nga brenda bregut, konkurron me karburantet fosile dhe burimet e tjera në konkurrimin e lirë ku nuk ka subvencione”, thotë ai.
Qytetet me erëra në Europë, përfshirë Pamplonën e Spanjës, Hamburgun e Gjermanisë dhe shumë qytete daneze, kanë përdorur me sukses erën për të prodhuar një sasi të madhe të energjisë së tyre.
Ka avantazhe për qytetet të jenë në gjendje të prodhojnë energji pranë qendrave të tyre me kosto të ulët, por qytetet po sfidojnë peizazhin në të cilin kanë vendosur turbina, teksa ndërtesat e pengojnë erën, duke ndikuar në cilësinë e rrotullimit të turbinave.
Një vend ku mund të matësh energjinë e vërtetë të erës, është deti, ku era është 40-50 për qind më e fortë. Në Nju Jork, janë qiellgërvishtësit e trashë që po e pengojnë erën, ndaj po hartohen projekte për një impiant ere larg bregut.
Në Kopenhagë kjo gjë është duke ndodhur. Megjithëse avantazhet e erës mund të jenë të mëdha, ka edhe anët e veta negative, thotë ndihmës-klimatologia e Kanzasit, Mary Knapp. Shteti i saj po përballet me tornadot dhe qyteti Doxh ka erërat më të forta në SHBA.
Atje, shpejtësia mesatare e erës është 14 metër në orë, por Knapp thotë se shpejtësia është thuajse një konstante.
“Ç’ka vihet re është kur nuk fryn erë”, thotë ajo. “Ka një periudhë të shkurtër në orët e para të mëngjesit, kur dielli është në ngritje, ose në pasditen vonë, kur erërat ngadalësohen.
Banorët vendas ngrenë objekte që “thyejnë” erën dhe mbjellin pemë rreth shtëpive të tyre. Shtëpitë ndërtohen me dritare të vogla në anën veriore për të bllokuar erërat e forta të dimrit. Shumë prej tyre janë në fakt nën nivelin e tokës.
Por era ka edhe anën e saj shkatërrimtare, që është ndier më së shumti në Filipine, ku ndodhin më tepër tajfune se kudo tjetër. Plot 21 nga 100 qytetet më të ekspozuara ndaj shkatërrimeve natyrore, ndodhen në Filipine.
Megjithatë, në Uellington, stuhitë e erës shkatërrojnë prona me raste. Më së tepërmi, vendasit e shohin erën si pjesë e përditshmërisë së tyre.
Burimi: The Guardian