☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 25 March 2026
S&P 500 6,556 ▼0.37%
DOW 46,124 ▼0.18%
NASDAQ 21,762 ▼0.84%
NAFTA 87.41 ▼5.35%
ARI 4,559 ▲3.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $71,270 ▲ +0.38% ETH $2,183 ▲ +1.4% XRP $1.4181 ▲ +0.09% SOL $92.4600 ▲ +0.77%
S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 87.41 ▼5.35 % ARI 4,559 ▲3.57 % S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 87.41 ▼5.35 % ARI 4,559 ▲3.57 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Maqedonia

Ciprasi: Evropa së shpejti do ta kuptojë gabimin me Maqedoninë e Veriut

Lidhur me zhvillimet e fundit dhe mosdhënien e datës nga BE-ja dhe si kjo do të ndikonte në Marrëveshjen e Prespës, Ciprasi thekson se vlerësimi i tij është se “marrëveshja nuk është në rrezik, ndërsa nëse diçka është në rrezik ai është stabiliteti politik në vendin fqinj” dhe shfaq shpresën se Evropa së shpejti do ta kuptojë gabimin dhe do ta ndryshojë vendimin.

“Për mendimin tim ky vendim ishte i gabuar dhe historikisht i pasaktë, megjithatë, unë ende kam shpresë se ky vendim do të ndryshojë dhe Qeveria greke duhet të kishte rol kryesor që të ndryshojë ky vendim, por rolin e luajnë qeveritë e tjera, italiane dhe të tjera. Në çdo rast, nuk shqetësohem për stabilitetin e kësaj marrëveshje. Gjithsesi ndoshta Mitsotakisi është i shqetësuar, sepse nëse vjen Mickovski me të cilin kanë mendim të njëjtë ai do të vrapojë ta lus që të mos e kontestojë marrëveshjen, marrëveshje që ai vetë e karakterizoi si të dëmshme”, tha Cipras.

Lideri i Syrizës thotë se marrëveshja nuk po kontestohet, ndërsa ndoshta do të kontestohej “nëse në të ardhmen, në vendin fqinj fitojnë nacionalistët dhe në pushtet vijnë ato që kanë mendim të njëjtë me këto të Greqisë të cilët argumentuan kundër marrëveshjes”.

Paralelisht, ai e kritikoi qeverinë aktuale greke për qëndrimet e saj në lidhje me Marrëveshjen e Prespës, duke thënë se bëhet fjalë për “hipokrizinë më të madhe politike gjatë viteve të fundit”.

I pyetur nëse, shikojmë nga ky këndvështrim kohor, vallë do ta nënshkruante sërish Marrëveshjen e Prespës, Ciprasi thotë se vendimi do të ishte i njëjti dhe shpjegon se ai ka qenë i vetëdijshëm për çmimin politik, por ka preferuar të merrte çmimin politik për t’i dhënë vendit mundësinë që të zgjidhet çështja e vështirë e politikës së jashtme.

Ai sqaron se nga marrëveshja ka edhe shumë përfitime të mëdha për të gjithë, por edhe për banorët lokal.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.