🌤️
Tiranë 26°C · Kryesisht kthjellët 07 Tetor 2026
S&P 500 7,819 ▲0.58%
DOW 51,521 ▲0.49%
NASDAQ 27,600 ▲0.45%
NAFTA 90.01 ▲0.64%
ARI 4,142 ▼1.08%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005
₿ CRYPTO
BTC $83,896 ▼ -2.5% ETH $2,588 ▼ -4.65% XRP $1.4536 ▼ -3.44% SOL $117.8300 ▼ -1.78%
S&P 500 7,819 ▲0.58 % DOW 51,521 ▲0.49 % NASDAQ 27,600 ▲0.45 % NAFTA 90.01 ▲0.64 % ARI 4,142 ▼1.08 % S&P 500 7,819 ▲0.58 % DOW 51,521 ▲0.49 % NASDAQ 27,600 ▲0.45 % NAFTA 90.01 ▲0.64 % ARI 4,142 ▼1.08 %
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005
07 Tet 2026
Breaking
Kosova

Çitaku: Kuvendi i Kosovës nderoi UÇK-në, vetveten dhe shtetin

Nënkryetarja e Kuvendit, njëherësh deputetja nga radhët e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë se pas zgjedhjes së presidentes dhe miratimit të plotësim-ndryshi të Ligjit për Sepcialen, Kuvendi i Kosovës nderoi UÇK-në dhe shtetin.

Çitaku përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se sot, Kosova ka një ligj që mbron Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe një Presidente të re, Justina Pula-Shirokën – një zonjë të dashur e të nderuar.

“Mbrëmë, me dy vendime, Kuvendi i Kosovës nderoi UÇK-në, vetveten dhe shtetin. Sot, Kosova ka një ligj që mbron Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe një Presidente të re, Justina Pula-Shirokën – një zonjë të dashur e të nderuar, me të cilën na lidhin shumë vite bashkëpunimi dhe miqësie. Mbrëmë fitoi edhe zëri i qytetarëve. Zëri që nuk u ndal dhe që u bë obligim për institucionet. UÇK-ja na bashkoi sërish. Le të na mbajë të bashkuar rreth historisë së lavdishme të vendit tonë, deri në drejtësi dhe liri për çlirimtarët”, ka shkruar ajo.

Tutje ajo shtoi se kjo është një kthesë e rëndësishme, e shumëpritur dhe e nevojshme.

“Tani, angazhimi ynë duhet të vazhdojë me të gjitha kapacitetet e shtetit, në mbështetje të betejës për drejtësi në apel. Kjo fitore e shtetit të Kosovës u dedikohet Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Një mesazh për ta: Kosova është pranë jush. Urime, Kosovë! Me UÇK-në në zemër”, ka shkruar Çitaku. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.