Ekonomia

Tatimet e doganat nuk realizojnë as planin e buxhetit të rishikuar!

aaaaaaaaPër 8 mujorin, të ardhurat në total janë 2.7 miliardë lekë më pak se plani dhe ato nga tatimet e doganat 1.7 miliardë lekë më pak se plani i rishikuar.

Ministria e Financave ka publikuar treguesit e plotë fiskale të periudhës janar-gusht. Deri tani ishin publikuar treguesit paraprakë, ku mund të bëhej krahasimi i të dhënave vetëm me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe me planin fillestar,  ndërsa nuk ishte bërë ende shpërndarja e planit sipas buxhetit që u rishikua në ulje në gusht.

Në raport me periudhën janar-gusht 2014, të ardhurat në total janë rritur me 5.1%, ku ndikimin kryesor e ka dhënë zëri i të ardhurave jo tatimore dhe ato jo tatimore. Pikërisht ky zë i fundit ka shpëtuar buxhetin, pasi nga shitja e licencave për telefoninë lëvizëse janë përfituar 6.1 miliardë lekë më shumë në buxhet, nga 12 miliardë lekë që është rritja në total e të ardhurave buxhetore për periudhën në fjalë.

Financat kanë publikuar për herë të parë shpërndarjen e të ardhurave sipas planit të rishikuar të buxhetit, ku bie në sy mosrealizimi që në muajin e parë. Të ardhurat në total janë 2.7 miliardë lekë më pak se plani dhe ato nga tatimet e doganat 1.7 miliardë lekë më pak se plani i rishikuar.

Mosrealizimi ka ardhur në pjesën më të madhe nga TVSH, që i mungojnë 1.2 miliardë lekë nga plani, 220 milionë lekë më pak nga tatim fitimi dhe 316 milionë lekë më pak nga tatimi mbi të ardhurat personale.

Zëri tjetër me realizim më pak se plani është ai të ardhurave jo tatimore me -950 milionë lekë.

Ministria e Financave rishikoi në ulje buxhetin në gusht, për shkak të performancës së dobët të të ardhurave nga tatimet e doganat, që për periudhën janar-gusht 2015 ishin 18.3 miliardë lekë më pak se plani fillestar.

Në shtator ka nisur një aksion masiv anti evasion, rezultatet e para të të cilit priten po këtë muaj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button