🌤️
Tiranë 6°C · Kryesisht kthjellët 10 April 2026
S&P 500 6,825 ▲0.62%
DOW 48,186 ▲0.58%
NASDAQ 22,822 ▲0.83%
NAFTA 98.78 ▲0.93%
ARI 4,769 ▼1.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
₿ CRYPTO
BTC $72,172 ▲ +1.61% ETH $2,196 ▲ +0.61% XRP $1.3462 ▲ +0.82% SOL $83.3800 ▲ +1.24%
S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 98.78 ▲0.93 % ARI 4,769 ▼1.02 % S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 98.78 ▲0.93 % ARI 4,769 ▼1.02 %
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
10 Apr 2026
Breaking
Bota

Clinton, kandidatja që ka marrë më shumë vota se çdo kandidat në histori, përveç… Obama-s

Në shumë shtete numërimi i votave vazhdon ende, kështu që përllogaritja aktuale tregon se kandidatja demokrate Hillary Clinton, për momentin ka arritur 1.7 milionë vota popullore më shumë se Presidenti i zgjedhur Donald Trump, raporton gazeta amerikane USA Today.

Trump do të bëhet presidenti i katërt në historinë e SHBA që merr detyrën pas humbjes së votës popullore.

Nga ana e saj, Clinton ka arritur të marrë “më shumë vota se çdo kandidat presidencial në histori, me përjashtim të Barack Obamas” duke arritur për momentin, 48% të votave, kundrejt 46.7% të Trump, sipas të dhënave të siguruara nga “Cook Political Report”.

Fitorja e republikanit ka bërë që më shumë se 4.5 milionë amerikanë të nënshkruajnë një peticion në faqen e internetit Change.org. Në të u apelojnë delegatëve, të cilët janë të dërguarit nga çdo shtet për të votuar Kolegjin Zgjedhor, që të sfidojnë udhëzimet e dhëna nga votuesit në shtetin e tyre.

Sipas peticionit, ishte demokratja që fitoi votën popullore, kështu që Clinton duhet të jetë presidentja e vendit. “Kolegji Zgjedhor mund të çojë në Shtëpinë e Bardhë secilin prej dy kandidatëve”, kështu që “Pse të mos përdorim këtë institucion më jodemokratik për të siguruar një rezultat demokratik?”, thuhet në peticion.

Në 240 vitet e historisë amerikane ka pasur 157 zgjedhës “jobesnikë”. Pothuajse gjysma e tyre ndryshoi votën sepse kandidati për të cilin ata u zotuan vdiq para se Kolegji Zgjedhor të mblidhej, tre zgjodhën të abstenojnë dhe 82 të tjerë thyen premtimin për arsye personale.

Por askush nuk ndryshoi me sukses rezultatin e zgjedhjeve të përgjithshme, kështu shanset që demokratja të shkojë në Shtëpinë e Bardhë janë jashtëzakonisht të vogla. Rezultati i zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016 i ka shtuar benzinë thirrjeve të zjarrta për heqjen e sistemit të Kolegjit Zgjedhor duke e zëvendësuar me votën e shumicës.

Vetë presidenti i zgjedhur Trump e cilësoi “Kolegjin Zgjedhor” një katastrofë për demokracinë gjatë zgjedhjeve të vitit 2012, kur Mitt Romney arriti të kapërcente votën popullore përballë Obamas. Fakti se rreth 2 milionë qytetarë zgjodhën kandidaturën e Clinton është “shumë e rëndësishme për legjitimitetin e Trump”.

Banori i ardhshëm i Shtëpisë së Bardhë do të shërbejë si “presidenti më pak i pranuar dhe i besuar në historinë moderne” të vendit.

Popullariteti i presidentit të zgjedhur varion midis 42% dhe 46%, sipas sondazheve të kryera nga Gallup, “Politico” dhe Morning Consult, respektivisht. Vlerësimi i paraardhësve të tij ishte shumë më i lartë, 58% Bill Clinton në vitin 1992, 59% George W. Bush në vitin 2000 dhe 68% Barack Obama në vitin 2008.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.