☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 06 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 111.27 ▼0.24%
ARI 4,694 ▲0.3%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $69,146 ▲ +3.02% ETH $2,131 ▲ +3.76% XRP $1.3399 ▲ +2.44% SOL $81.9800 ▲ +2.02%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 111.27 ▼0.24 % ARI 4,694 ▲0.3 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 111.27 ▼0.24 % ARI 4,694 ▲0.3 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
06 Apr 2026
Breaking
Amerika

Clinton: Trump president, gabim historik

Hillary Clinton deklaroi se kandidati ende jozyrtar republikan për presidencën Donald Trump është rrezikshmërisht jo koherent. Ish Zonja e Parë tha se trump nuk ishte i aftë për të qenë presdient dhe se zgjedhja e tij do të ishte një gabim historik. Në fjalimin e saj, Clinton, e cila përballet me Bernie Sanders për kandidaturën demokrate, hodhi poshtë politikat e jashtme të Trump dhe e quajti miliaderin njujorkez si të paqëndrueshëm, irracional dhe të papërgatitur.

Ajo mbrojti marrëveshjen bërthamore me Iranin dhe tha se nëse Trump bëhet president, ai do të nisë luftëra të tjera dhe do të shkatërrojë ekonominë amerikane.

“Kjo nuk është është shfaqje televizive, është realiteti“, deklaroi Clinton.

Analistët thonë se pritej ky fjalim i ashpër i Clinton ndaj Trump, i cili pavarësisht debateve që ka ngjallur, është, të paktën me shifra, kandidati republikan për presidencën. Clinton tashmë po përpiqet të tërheqë votuesit pa krah politik dhe republikanët e moderuar që janë të shqetësuar nga qëndrimet e Trump. Ndërsa mbështetësit e tij thonë se i pëlqen e folura e tij e ashpër, Clinton ka vënë bast se elektorati i gjerë amerikan nuk është i këtij mendimi. Siç Clinton parashikoi në fjalimin e saj, reagimi i Trump në Twitter nuk ka vonuar dhe miliarderi njujorkez tha se Clinton nuk ka më besueshmëri sepse ka dështuar shumë shpesh ndërsa ishte në detyrë.

Trump tashmë ndihet edhe më i fortë në kandidimin e tij, pasi mori mbështetjen e kreut të Dhomës së Ulët të kongresit Paul Ryan, i cili deri vonë ishte shprehur se s’ mund të mbështeste biznesmenin. Ryan tha se ka më shumë të përbashkëta se sa mosmarrwveshje me Trumpin, një lëvizje që tregon se republikanët po mblidhen rreth të zgjedhurit të tyre. Diçka që duhet të shqetësojë jo pak demokratët që janë angazhuar në një betëjë të ashpër politike të ndarë mes Clintonit dhe Bernie Sandersit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.