Çmimet Grammy, triumfon Sam Smith
Sam Smith ka dominuar në edicionin e 57 të çmimeve muzikore Grammy, në mbrëmjen gala të zhvilluar në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ashtu siç parashikohej, zbulimi i vitit të kaluar ka fituar plot 4 çmime: me këngën ‘Stay With Me’ ka marrë çmimin e Regjistrimit të Vitit, Këngës së Vitit, Artisti më i Mirë i Ri dhe Albumi më i Mirë Vokal Pop.
Këngëtari anglez ka lënë pas Beyonce, e cila mori “vetëm” 3 çmime (performanca më e mirë R&B, kënga më e mirë R&B me ‘Drunk In Love’ dhe Best Sorround Sound Album). Me këto çmime, Beyonce arrin shifrën e 20 Grammy në karrierë.
Zhgënjimet e këtij edicioni janë Katy Perry dhe Sia, të cilat nuk morën asnjë çmim pavarësisht hiteve të shumta që publikuan në vitin 2014.
Gjatë spektaklit performuan AC/DC, Rihanna, Kanye West, Paul McCartney dhe Lady Gaga.