Te ndryshme

Çmimet Nobel që nuk duhet të ishin dhënë

Çmimi i munguar ndaj Gandit dhe ai që iu dha babait të lobotemisë, janë dy nga raste më të debatuara. Lobotemia është një procedurë neuro-kirurgjikale, një formë psikokirurgjie. Lobotomia konsiston në prerjen e lidhjeve midis dhe nga korteksi prefrontal, pjesën e brendshme të lobeve frontal të trurit. Lobotomia fillimisht u quajt Leukotomi dhe u përdor më tepër në klinika psikiatrike për të shëruar personat e pa aftë mendërisht, por lobotomia pati edhe efekte anësore. Disa nga këto zgjedhje të dorëzimit të çmimit, ose të mosdhënies së tij kanë sjellë shpesh debate.

Një çmim Nobel… është i përjetshëm dhe nuk mund të tërhiqet më. Përpara se të dorëzohet është mirë që komiteti të mendohet shumë. Në fakt kjo është edhe ajo që Komiteti Nobel i Suedisë bën gjithmonë. Por ndonjëherë historia të sjell probleme dhe zgjedhjet që në fillim dukeshin të duhurat, kthehen në një gabim të madh.

Në do të ju paraqesim disa nga çmimet Nobel, që në fakt nuk duhet të jepeshin

1-Nobeli për kiminë që promovon përdorimin e gazit toksik

Në vitin 1918, kimisti gjerman  Fritz Haber u nderua me Çmimin Nobel sepse zbuloi se si të sintetizohej amoniaku,  duke nisur nga gazet e hidrogjenit dhe amoniakut. Teknika tregoi se ishte me të vërtetë shumë e dobishme për krijimin e plehrave kimikë dhe që do të ndikonte në zhvillimin e bujqësisë. Sa keq që disa vite me herët, gjatë luftës së parë botërore, Haber ishte një nga mbështetësit më fortë që të përdorej gaz helmues kundra armikut: në 1915, drejtoi sulmin e parë të madh me gaz klori në Ypres, në Belgjikë, duke shkaktuar mijëra ushtarë të vrarë, përfshi këtu edhe aleatët që ndodheshin në llogore.

 

2- Nobeli për mjekësinë, për zbulimin e nematodave kancerogjene

Në 1926, danezi Johannes Fibiger fitoi çmimin prestigjioz për të treguar se minjtë hanin buburrecat që përmbanin krimbat nematode, zhvillues të kancerit dhe ndoshta këta jo-vertebrorë ishin kancerogjenë. Në atë epokë, çmimi i vlerësua si i merituar, por më vonë u zbulua se minjtë u sëmurën nga mungesa e vitaminës A.

3- Nobeli për kiminë ku u zbulua se si përdorej DDT

Zvicerani Paul Mueller nuk ishte shpikësi i parë i diklordifeniltrikloretani (DDT-së), por ishte i pari që zbuloi dobinë e këtij pesticidi. Substanca rezultoi efikas në mbrojtjen e bujqësisë dhe në zhdukjen e disa sëmundjeve si tifoja dhe malaria. Mendohej se ishte toksik për insektet dhe se nuk kishte efekte tek njeriu. Për këtë arsye Mueller mori çmimin Nobel për Fiziologjinë dhe Mjekësinë në 1948.

Në vitin 1962, u zbulua se pesticidet DDT dhe të tjera mund të shkaktojnë kancer dhe se përdorimi i tyre bujqësor ishte një kërcënim për kafshë të egra, veçanërisht zogjtë. SHBA e braktisi përdorimin e DDT dhe në vitin 1972, Bashkimi Europian kufizoi përdorimin e këtyre pesticideve, duke lejuar përdorimin e tij vetëm në luftën ndaj malaries apo zonat e prekura nga epidemia. Në lidhje me përdorimin e kësaj substance ka ende debate.

4-Nobeli për mjekësinë, shpikësin e Lobotemisë

Shërimi i sëmundjes mendore mund të duket si një ide madhështore. Në vitin 1949, portugezi Antonio Egas Moniz, autori i parë i lobotemisë fitoi çmimin Nobel për mjekësinë.  Zbulimi i tij konsiston në shpimin e kafkës në pika të ndryshme për të shkatërruar substancën e bardhë, domethënë shkatërrimin e fibrave nervore. Kjo u përshëndet si një nga zbulimet më të rëndësishme që ishte bërë ndonjëherë në fushën e terapisë psikiatrike. Por mes efekteve anësore, kishte edhe dëmtime të përhershme të trurit, humbje të përgjegjësisë, humbje të ndjeshmërisë dhe që çonte deri në vdekjen e pacientit. Kjo metodë tashmë nuk ndiqet më dhe është zëvendësuar nga ilaçet.

5) Nobeli i munguar i Gandit

Babai i pavarësisë indiane, u dominua për çmimin Nobel për paqen, për të paktën 5 herë, por që nuk e fitoi kurrë. Rasti i tij është një nga të paktët për sa i përket Komitetit të Nobelit, që ka humbur një rast të rëndësishëm. Çmimi për paqen është një çmimi që shpesh e ka ndarë opinionin publik në dy kahe të kundërta. Një nga çmimet më të diskutueshme ka qenë ai i 1994, kur iu dorëzua Yasser Arafat, liderit të PLO. Gjithashtu debate ka pasur edhe për  Shimon Peres, Yitzhak Rabin dhe Barack Obama

S. Muça

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button