Tiranë 20°C · Pjesërisht vranët 14 May 2026
S&P 500 7,489 ▲0.61%
DOW 49,938 ▲0.49%
NASDAQ 26,591 ▲0.72%
NAFTA 101.44 ▲0.42%
ARI 4,697 ▼0.22%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1714 EUR/GBP 0.8664 EUR/CHF 0.9161 EUR/ALL 95.4783 EUR/MKD 61.6947 EUR/RSD 117.4213 EUR/TRY 53.2673 EUR/JPY 184.90 EUR/CAD 1.6046 EUR/USD 1.1714 EUR/GBP 0.8664 EUR/CHF 0.9161 EUR/ALL 95.4783 EUR/MKD 61.6947 EUR/RSD 117.4213 EUR/TRY 53.2673 EUR/JPY 184.90 EUR/CAD 1.6046
₿ CRYPTO
BTC $80,355 ▲ +0.72% ETH $2,271 ▲ +0.22% XRP $1.4647 ▲ +2.67% SOL $91.5300 ▼ -0.45%
S&P 500 7,489 ▲0.61 % DOW 49,938 ▲0.49 % NASDAQ 26,591 ▲0.72 % NAFTA 101.44 ▲0.42 % ARI 4,697 ▼0.22 % S&P 500 7,489 ▲0.61 % DOW 49,938 ▲0.49 % NASDAQ 26,591 ▲0.72 % NAFTA 101.44 ▲0.42 % ARI 4,697 ▼0.22 %
EUR/USD 1.1714 EUR/GBP 0.8664 EUR/CHF 0.9161 EUR/ALL 95.4783 EUR/MKD 61.6947 EUR/RSD 117.4213 EUR/TRY 53.2673 EUR/JPY 184.90 EUR/CAD 1.6046 EUR/USD 1.1714 EUR/GBP 0.8664 EUR/CHF 0.9161 EUR/ALL 95.4783 EUR/MKD 61.6947 EUR/RSD 117.4213 EUR/TRY 53.2673 EUR/JPY 184.90 EUR/CAD 1.6046
14 May 2026
Breaking
Kosova

Çmimet vazhdojnë të rriten në Kosovë, inflacioni arrin në 7,5 për qind

Çmimet në Kosovë kanë vazhduar rritjen edhe gjatë prillit 2026, me transportin, energjinë dhe ushqimet që kanë ndikuar më së shumti në inflacionin vjetor prej 7,5 për qind dhe atë mujor prej 1,1 për qind.

Rritja e çmimeve në Kosovë ka vazhduar edhe gjatë muajit prill 2026, me inflacionin që ka arritur në 7,5 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave, vetëm gjatë muajit prill është shënuar edhe një rritje mujore prej 1,1 për qind, duke treguar vazhdimin e trendit të ngritjes së kostos së jetesës në vend.

Sipas raportit, rritja vjetore prej 7,5 për qind në prill 2026, krahasuar me prillin e vitit 2025, është ndikuar kryesisht nga ngritja e çmimeve në disa prej sektorëve kryesorë të konsumit.

Rritjen më të madhe e ka shënuar transporti me 16,1 për qind, pasuar nga strehimi, uji, energjia elektrike, gazi dhe lëndët tjera djegëse me 15,2 për qind.

“Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) është rritur me 7,5 %në muajin prill 2026, krahasuar me muajin prill 2025. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të ndikuara te grupet kryesore të COICOP-it: transport (16,1 %); strehim, ujë, energji elektrike, gaz dhe lëndë të tjera djegëse (15,2 %); restorante dhe shërbime akomodimi (5,8 %); ushqim dhe pije joalkoolike (5,6 %); pije alkoolike, duhan dhe narkotikë (5,1 %); shëndetësi (4,7 %); kujdes personal, mbrojtje sociale dhe mallra e shërbime të ndryshme (3,6 %); mobile dhe pajisje shtëpiake dhe mirëmbajtje rutinore (3,1 %); rekreacion, sport dhe kulturë (3,0 %); dhe veshje dhe këpucë (2,3 %).”

Po ashtu, çmime më të larta janë regjistruar edhe në restorante dhe shërbime akomodimi me 5,8 për qind, ushqim dhe pije joalkoolike me 5,6 për qind, si dhe në grupin e pijeve alkoolike, duhanit dhe narkotikëve me 5,1 për qind.

Rritje është evidentuar edhe në sektorin e shëndetësisë me 4,7 për qind, te kujdesi personal, mbrojtja sociale dhe mallrat e shërbimet e ndryshme me 3,6 për qind, si dhe te mobiljet, pajisjet shtëpiake dhe mirëmbajtja rutinore me 3,1 për qind.

Sipas të dhënave të IHÇK-së, ngritje të çmimeve ka pasur edhe në rekreacion, sport dhe kulturë me 3 për qind, ndërsa veshja dhe këpucët janë shtrenjtuar për 2,3 për qind.

“Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) është rritur për 1,1% në muajin prill 2026, krahasuar me muajin mars 2026. Rritja është ndikuar nga grupet kryesore të COICOP-it: transport (4,9 %); pije alkoolike, duhan dhe narkotikë (1,2 %); rekreacion, sport dhe kulturë (0,4 %); mobilje dhe pajisje shtëpiake dhe mirëmbajtje rutinore (0,3 %); ushqim dhe pije joalkoolike (0,1 %); dhe veshje dhe këpucë (0,1 %).”

Në anën tjetër, raporti tregon se rënie të çmimeve është regjistruar në grupin e informacionit dhe komunikimit me 0,2 për qind, si dhe në arsim me 0,6 për qind.

Sa i përket krahasimit mujor, inflacioni në prill 2026 ka qenë 1,1 për qind më i lartë se në mars 2026. Edhe në këtë periudhë, ndikimin kryesor në rritjen e çmimeve e ka pasur transporti, ku çmimet janë rritur për 4,9 për qind brenda një muaji.

Rritje mujore është regjistruar edhe te pijet alkoolike, duhani dhe narkotikët me 1,2 për qind, rekreacioni, sporti dhe kultura me 0,4 për qind, si dhe te mobiljet dhe pajisjet shtëpiake me 0,3 për qind.

Ndërkohë, ushqimi dhe pijet joalkoolike, si dhe veshja dhe këpucët, kanë shënuar rritje më të lehtë prej 0,1 për qind gjatë muajit prill. Raporti thekson se rënie mujore e çmimeve është evidentuar vetëm te grupi i kujdesit personal, mbrojtjes sociale dhe mallrave e shërbimeve të ndryshme, ku çmimet kanë rënë për 0,2 për qind./Monitor

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.