Çmimi i gazit natyror rus për Bullgarinë ulet me më se 40 për qind
Me 40.3 për qind ulet çmimi i gazit natyror rus për Bullgarinë.
Kjo u kontraktua midis firmave “Bullgargaz” dhe “Gazptom” më 2 mars. Çmimi i ri më i ulët do të jetë me fuqi prapavepruese nga 5 gushti i vitit 2019, sepse që atëherë zhvillohen bisedimet. Diferenca për këtë periudhë llogaritet për afro 77 milion euro (150 milion leva) dhe do t’u rikthehet klientëve të Bullgargazit, tha drejtori Nikollaj Pavllov.
“Nuk është e rastit që pikërisht sot më 3 mars Gazptomi na ktheu kontratën e nënshkruar. Ka një simbolik dhe unë u falënderoj kolegëve të Federatës Ruse”, komentoi kryeministri Bojko Borisov. Ai shtoi, se Bullgaria gjithmonë ka shprehur mirënjohjen e vet ndaj Rusisë për Çlirimin nga zgjedha osmane.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.