roze

Coldplay në finalen e “Super Bowl”

Do të jetë Coldplay ai që do të japë spektaklin muzikor në pushimin e ndeshjes finale të “Super Bowl 50” në Kampionatin e Futbollit Amerikan. NFL ka konfirmuar se grupi britanik është i ftuari i nderit i kësaj ngjarjeje të madhe sportive amerikane dhe botërore që do të zhvillohet në “Levi’s Stadium” të Santa Klarës, në Kaliforni, në 7 shkurtin e vitit të ardhshëm.

Drejtuesit e National Football League e zyrtarizuan këtë lajm gjatë ndeshjes së zhvilluar mes Detroit Lions dhe Green Bay Packers.

Në Finalen e “Super Bowl” të sezonit të kaluar të luajtur në Arizona, interpretoi Katy Perry, e cila vendosi edhe një rekord për audiencën me 121 milionë shikues. Ndërsa në vitin 2014 ishin Bruno Mars dhe Red Hot Chilli Peppers ata që argëtuan publikun në finalen “Super Bowl”.

Mësohet se Bruno Mars pritet të jetë i pranishëm edhe në finalen e  këtij sezoni, ndërkohë që mendohet se në bisedime për të qenë e pranishme në këtë event është edhe Beyonce, e cila po bashkëpunon me Coldplay për albumin e saj të ri, por për momentin ende nuk ka asnjë konfirmim nga ana e saj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button