☁️
Tiranë 14°C · Vranët 23 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 91.30 ▼7.05%
ARI 4,397 ▼3.89%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
₿ CRYPTO
BTC $70,074 ▲ +2.61% ETH $2,140 ▲ +3.32% XRP $1.4097 ▲ +1.28% SOL $88.8600 ▲ +2.16%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 91.30 ▼7.05 % ARI 4,397 ▼3.89 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 91.30 ▼7.05 % ARI 4,397 ▼3.89 %
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
23 Mar 2026
Breaking
Kosova

Çollaku: Gjermania, partner strategjik i Kosovës brenda BE-së

 Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, gjatë një takimi sot me një delegacion të deputetëve nga Bundestagu gjerman diskutoi mbi axhendën evropiane të Kosovës dhe bashkëpunimin bilateral ndërmjet dy vendeve.

Ministri Çollaku ka informuar deputetët gjermanë se Kosova ka përmbushur detyrimet karshi procesit të liberalizimit të vizave dhe se është në pritje që kosovarët të lëvizin pa viza, thuhet në komunikatën e Ministrisë për Integrime Evropiane.

Ai tha se është shumë e rëndësishme mbështetja e Gjermanisë si partner kryesor dhe strategjik i Kosovës brenda Bashkimit Evropian.

Njëkohësisht ministri Çollaku foli edhe për fillimin e zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit. Ai ka theksuar se hyrja në fuqi e MSA-së ofron mundësinë për rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe investimeve gjermane në Kosovë.

Po ashtu ministri Çollaku nënvizoi nevojën e intensifikimit të përpjekjeve për punësim sezonal të profesionistëve kosovarë në Gjermani, për profile e sektorë të caktuar.

Delegacioni gjerman ka përgëzuar ministrin për hyrjen në fuqi të MSA-së, duke premtuar vazhdimin e mbështetjes së shtetit gjerman në procesin e liberalizimit të vizave dhe ndërmarrjes së reformave në kontekst të agjendës evropiane.

Delegacioni gjerman në përbërje prej deputetëve: Peter Weiß (CDU/CSU), Andreas G. Lämmel (CDU/CSU) si dhe Josip Juratovic (SPD), kanë përgëzuar ministrin për hyrjen në fuqi të MSA-së, duke premtuar vazhdimin e mbështetjes së shtetit gjerman në procesin e liberalizimit të vizave dhe ndërmarrjes së reformave në kontekst të axhendës evropiane.

Delegacioni i përbëre nga anëtarë të Grupit të miqësisë, të Parlamentit Gjerman, për marrëdhëniet me shtetet e Evropës Juglindore, në Kuvendin e Kosovës u takua sot edhe Komisionin për Integrime Evropiane, ndërsa dje zhvilloi takim me Komisionin për Punë të Jashtme. Me këtë rast u theksua se Kuvendi i Kosovës shumë shpejt do ta krijojë Grupin e miqësisë me Bundestasgun gjerman.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.