☁️
Tiranë 14°C · Vranët 09 April 2026
S&P 500 6,824 ▲0.6%
DOW 48,173 ▲0.55%
NASDAQ 22,801 ▲0.74%
NAFTA 98.01 ▲3.81%
ARI 4,817 ▲0.83%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $72,226 ▲ +1.2% ETH $2,215 ▼ -0.14% XRP $1.3548 ▼ -0.18% SOL $83.8000 ▲ +0.6%
S&P 500 6,824 ▲0.6 % DOW 48,173 ▲0.55 % NASDAQ 22,801 ▲0.74 % NAFTA 98.01 ▲3.81 % ARI 4,817 ▲0.83 % S&P 500 6,824 ▲0.6 % DOW 48,173 ▲0.55 % NASDAQ 22,801 ▲0.74 % NAFTA 98.01 ▲3.81 % ARI 4,817 ▲0.83 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Kosova

Çollaku optimist për liberalizimin e shpejtë të vizave

Ministri për Integrime Evropiane, Bekim Çollaku, raportoi sot para komisionit Parlamentar për Integrime, lidhur me raportin e fundit të dërguar Bashkimit Evropian rreth liberalizimit të vizave.

“Sot raportova para komisionit Parlamentar për Integrim Evropian të Kuvendit të Kosovës. Temë e diskutimit ishte procesi i liberalizimit të vizave dhe konkretisht përmbushja e tetë rekomandimeve të fundit të Komisionit Evropian. Deputetëve u paraqita informacione për të gjithë punën që është bërë në përmbushjen e këtyre kritereve, siç i kemi raportuar edhe Komisionit Evropian. I përgëzova deputetët për rolin aktiv mbikëqyrës të këtij komisioni dhe i falënderoj për interesimin dhe kontributin e tyre në çdo hap të këtij procesi të rëndësishëm për qytetarët e Kosovës”, shprehet Çollaku në një postim në rrjetin social Facebook.

Ministri Çollaku tha se “ne jemi gati për liberalizim të vizave dhe besoj se do të rezultojë në lajm pozitiv për viza shumë shpejt”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.