☀️
Tiranë 10°C · Kthjellët 19 Tetor 2026
S&P 500 7,691 ▲0.41%
DOW 51,966 ▼0.07%
NASDAQ 26,431 ▲1.11%
NAFTA 98.24 ▼0.79%
ARI 4,160 ▼0.5%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861 EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861
₿ CRYPTO
BTC $82,090 ▲ +1.38% ETH $2,406 ▲ +1.99% XRP $1.3059 ▲ +2.97% SOL $104.8600 ▲ +3.36%
S&P 500 7,691 ▲0.41 % DOW 51,966 ▼0.07 % NASDAQ 26,431 ▲1.11 % NAFTA 98.24 ▼0.79 % ARI 4,160 ▼0.5 % S&P 500 7,691 ▲0.41 % DOW 51,966 ▼0.07 % NASDAQ 26,431 ▲1.11 % NAFTA 98.24 ▼0.79 % ARI 4,160 ▼0.5 %
EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861 EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861
19 Tet 2026
Breaking
Kronika

Çollaku: Rama me shpërblimet, zbuloi kush janë policët që rrahën 14-vjeçarët

Ish-deputet dhe këshilltari i ish-presidentes së Kosovës, Kreshnik Çollaku i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me shpërblimin e qeverisë për policët e cilët prej ditësh po përballen me protestat e studentëve.

Çollaku e ka cilësuar vendimin si një “shërbim të mirë” që zbardh identitetin e efektivëve që, sipas tij, kanë ushtruar dhunë ndaj të miturve. Ai u shpreh se personat që kanë goditur 14-vjeçarë në rrugët e Tiranës nuk janë të denjë të mbajnë uniformën e shtetit.

“Dhe ka bërë një shërbim aq të mirë Edi Rama me këtë punë. Po aq të mirë o Erla, sepse stresi më i madh dhe i protestuesve, po dhe ne të tjerëve që politikë ishin, kush janë këta që godasin. Po sepse në konceptin tim, çdo qeveri që do të vijë në zyrë pas kësaj të Edi Ramës, këta njerëz që godasin 14-vjeçarë do t’i nxjerrë nga policia e shtetit.

Këta nuk janë të denjë të mbajnë robën e policisë së shtetit. Problemi ishte t’i njohim cilët janë, se janë në maska. Dhe këtë fat fatmirësisht e ka bërë sot vendimi i Edi Ramës.

Këta të gjithë do të jenë në borderon e Ministrisë së Brendshme. Kush ka marrë 2500€ për të rrahur fëmijët e Tiranës 14-vjeçar, ditën e parë që një qeveri do të vijë ndonjëherë në zyrë, këta do dalin nga policia e shtetit, sepse këta janë vrasës, nuk janë policë shteti.

Të ndjekësh polici ka detyrë të mbrojë institucionin, objektet, jetën e njerëzve. Jo të ndjekë e të rrahë 14- vjeçarët rrugëve të Tiranës, i kanë masakruar. Këta janë banditë, nuk janë policë. Këta nuk janë të denjë për polici”, tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.