Conference League: Aarhus-Egnatia luhet në Randers, në stadium me kapacitet të reduktuar
Ndeshja e dytë e Egnatias në grupin e ligës së Conference League është vendosur që të luhet në qytetin e Randers-it dhe jo në Aarhus.
Siç dihet ekipi danez për momentin ka nisur modernizimin e infrastrukturës së impiantit të vet dhe për këtë motiv për këtë ndeshje do të përdoret “Cepheus Park”, ku luan takimet e veta ekipi i Randers.
Distanca mes dy qyteteve është rreth 41 minuta me makinë.
Për arsye sigurie mësohet se skuadra pritëse ka vendosur të zvogëlojë pjesëmarrjen e tifozëve në impiant duke nxjerrë nga shitja plot 972 vende.
Ndeshja Aarhus-Egnatia do të luhet të enjtën (22 tetor) në orën 21:00 dhe do të transmetohet direkt në RTSH 1 HD! A.V.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.