☀️
Tiranë 21°C · Kthjellët 20 Tetor 2026
S&P 500 7,691 ▲0.41%
DOW 51,966 ▼0.07%
NASDAQ 26,431 ▲1.11%
NAFTA 100.54 ▲2.03%
ARI 4,132 ▼0.68%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813
₿ CRYPTO
BTC $81,590 ▼ -1.42% ETH $2,389 ▼ -1.88% XRP $1.2950 ▼ -1.29% SOL $104.1800 ▼ -1.23%
S&P 500 7,691 ▲0.41 % DOW 51,966 ▼0.07 % NASDAQ 26,431 ▲1.11 % NAFTA 100.54 ▲2.03 % ARI 4,132 ▼0.68 % S&P 500 7,691 ▲0.41 % DOW 51,966 ▼0.07 % NASDAQ 26,431 ▲1.11 % NAFTA 100.54 ▲2.03 % ARI 4,132 ▼0.68 %
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813
20 Tet 2026
Breaking
Politika

Mbledhja e grupit të PS, Balla: Të hapur për dialog, studentët të zgjedhin përfaqësuesit e tyre. Vijojmë punë e Kuvendit menjëherë

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, u ka bërë thirrje studentëve të zgjedhin përfaqësuesit e tyre dhe të ulen në tryezën e dialogut me qeverinë. Në një komunikim për mediat pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së, Balla paralajmëroi gjithashtu rifillimin e menjëhershëm të punës së Kuvendit, duke theksuar se vonesat ndikojnë në agjendën parlamentare dhe procesin e negociatave.

“Në mbledhjen e grupit të PS kemi diskutuar, apo ka patur një mesazh prej kryeministrit për sfidat apo agjendën tonë parlamentare. Vijojmë punë e Kuvendit në mënyrë të menjëhershme. Agjenda që lidhet me negociata dhe roli e Kuvendit si ligjvënës përgjatë këtij procesi është shumë intensive. Një javë e humbur nga java e kaluar na kushton shumë me kalendarin që kemi. Thirrja ime për të gjithë është për dialog. Janë vendosur karriget, gjithçka është gati. Studentët duhet ët zgjedhin përfaqësuesit e tyre. Kryeministri bashkë me ministra të tjerë janë po aty, duhet të ulemi. Grupi Parlamentar i PS dënon dhunën”, tha Balla.

Balla u shpreh se kërkesat e studentëve duhet të dëgjohen dhe propozoi një “Pakt 2.0 për universitetin”, me fokus përmirësimin e kushteve në konvikte dhe adresimin e problematikave të arsimit të lartë.

“Studentët e meritojnë të dëgjohen. Koha për të pasur paktin 2.0 për universitetin është tani. Kush ka kërkesa që lidhen me gjithçka që kërkojnë studentët, për kushte më të mira në konvikte, ditën e enjte votojmë në Kuvend një marrëveshje me republikën federale gjermane për të investuar më shumë në konvikte. Mos harrojmë që gjithë këto dëme që janë bërë në bulevard apo biznese shkojnë përtej një investimi që do të duhej për të bërë korpusin e ri të universitetit”, u shpreh ai.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.