Contiki: Ja atraksionet kulturorë të Shqipërisë
Contiki, një ndër agjencitë me eksperienca udhëtimesh, aktive që në 1962, me përdorues nga e gjitha botaka nxjerrë së fundmi një artikull që flet për 5 festivalet kryesore që organizohen në Shqipëri dhe që tërheqin vëmendjen e turistëve.
-
Festivali i Birrës në Korçë –Birra Korça është ndër birrat më të vjetra dhë të dashura për popullin shqiptar, ky është festivali i saj më i madh, qëmbahet çdo vit në muajin gusht në qytetin me të njëjtin emër, me shumë muzikë live dhe shumë vizitorë jo vetëm nga Shqipëria.
-
Festivali Kombëtar i Këngëve popullor, Elbasan – Kjo festë e muzikës popullore shqiptare zhvillohet në mars. Qyteti i Elbasanit është shtëpia e saj shpirtërore dhe tërheq të gjithë interpretuesite muzikës popullore të vendit.
-
Dita e verës- Ky festival tradicional pagan shënon fundin e dimrit dhe zhvillohet çdo vit më 14 mars. Festohet në të gjithë vendin, por arrin kulmin e saj në Tiranë, me muzikë live, shfaqje cirku dhe ushqimeve tradicionale. Fillesat e organizimit i ka në qytetin e Elbasanit.
-
Festivali FolkGjirokastër – Ky festival i muzikës popullore zhvillohet çdo katër vjet në Kalanë e Gjirokastrës dhe përmban shfaqje të muzikës tradicionale popullore dhe këngë polifonike shqiptar, një formë shumë të veçantë kombëtare të artit të përfshira në listën e Trashëgimisë Kulturore të UNESCO-s.
-
Tirana International Film Festival – ngjarja e vetme me qilimin e kuq të Shqipërisë që zhvillohet çdo nëntor. Një program i shkëlqyer i filmave artistikë dhe atyre me metrazh të shkurtra nga drejtuesit shqiptarë dhe ndërkombëtarë e bëjnë atë një nga atraksionet më të lartë të Tiranës për adhuruesit e filmave.