COVID-19 – Johnson: Britania e Madhe e kaloi pikun e pandemisë
“Ne e kemi kaluar tashmë kulmin e epidemisë. Kemi një kurbë në rënie”, tha lideri konservator, në konferencën e përditshme të qeverisë.
I akuzuar se ka vonuar marrjen e masave në lidhje me pandeminë dhe vendosjen e kufizimeve, më në fund të dekretuara më 23 mars, Boris Johnson tani është nën presion për të shpjeguar se kur dhe si do të dalë vendi nga këto kufizime.
Johnson e krahasoi situatën me kalimin e një tuneli të madh në Alpe.
“Prandaj është jetike që të mos e humbasim kontrollin dhe të mos nxitojmë drejt një mali të dytë dhe madje më të lartë”, vazhdoi ai, duke aluduar për një rritje të mundshme të numrit të rasteve.
Megjithatë, Johnson ka premtuar të zbulojë një plan javën që vjen, ku do të shpjegojë se si qeveria planifikon të rigjallërojë ekonominë, të rihapë shkollat dhe t’i kthejë britanikët përsëri në punë.