☀️
Tiranë 5°C · Kthjellët 25 March 2026
S&P 500 6,556 ▼0.37%
DOW 46,124 ▼0.18%
NASDAQ 21,762 ▼0.84%
NAFTA 88.40 ▼4.28%
ARI 4,567 ▲3.74%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $71,200 ▲ +1.48% ETH $2,174 ▲ +2.13% XRP $1.4219 ▲ +1.08% SOL $92.6400 ▲ +2.89%
S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 88.40 ▼4.28 % ARI 4,567 ▲3.74 % S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 88.40 ▼4.28 % ARI 4,567 ▲3.74 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Crown Agents Shqipëri mbledh fonde bamirësie për Shoqatën për Gratë dhe Fëmijët

Crown Agents Shqipëri do të jetë shumë aktive në aspektin social gjatë kohëzgjatjes së programit të asistencës në doganat shqiptare. Kjo u bë e ditur nga Drejtori i Programit të Crown Agents, David Smith, në lançimin e komponentit të përgjegjësisë sociale të programit (CSR). Kompania mblodhi përfaqësues të misioneve të huaja diplomatike, qeverisë, komunitetit të biznesit, si dhe partnerë të Crown Agents Shqipëri në një aktivitet që shërbeu për të mbledhur fonde bamirësie për ‘Shoqatën për Gratë dhe Fëmijët’, e cila kujdeset për individë me aftësi ndryshe dhe nevoja të veçanta. Një aktivitet i dytë, i cili do të synojë gjithashtu të mbledhë fonde për këtë qendër kujdesi ditor do të zhvillohet më pas gjatë muajit korrik. Tre piktura, të cilat përfaqësojnë punën e talentuar të disa prej grave dhe fëmijëve me nevoja të veçanta të kësaj qendre, do të nxirren në ankand atë ditë. Këto piktura kanë konkurruar suksesshëm në konkurse ndërkombëtare, ndërkohë që njëra prej tyre ka fituar edhe çmimin e parë.Nga aktiviteti në kuadër të lançimit të Komponentit të Përgjegjësisë Sociale (Corporate Social Responsibility) të Crown Agents Shqipëri (1)
Drejtori i Programit të Crown Agents Shqipëri, David Smith, theksoi përkushtimin e Crown Agents Shqipëri për rritjen e ndërgjegjësimit të komunitetit të biznesit për sa i përket aktiviteteve të bamirësisë. Të tilla aktivitete do të ndihmonin dhe kontribuonin në punën e shoqatave të cilat kujdesen për individë me aftësi ndryshe dhe nevoja të veçanta, si shoqata në fjalë. Smith gjithashtu informoi të pranishmit në aktivitet se Crown Agents Shqipëri do të jetë shumë aktive në aspektin social gjatë kohëzgjatjes së programit dhe se ky është vetëm fillimi i një sërë aktivitetesh që do të ndërmerren.
Aktivitetet sociale të organizuara nga Crown Agents Shqipëri bazohen tërësisht në Strategjinë e Programit për Përgjegjësinë Sociale, e cila u konkretizua para pak muajsh. Përveç aktiviteteve të bamirësisë, strategjia parashikon edhe aktivitete në disa fusha të tjera, të tilla si forcimi i shoqërisë civile dhe promovimi i sportit në shkolla

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.