Ekonomia

CRS Albania, MZHETTS dhe PNUD, konkurs për përgjegjësinë sociale të bizneseve

Rrjeti Shqiptar i Përgjegjësisë Sociale (CSR Albania), në bashkëpunim me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes si dhe PNUD, organizon për të dytin vit një konkurs për dhënien e çmimeve për kompanitë e përfshira në aktivitete që kanë në fokus, aktivitetet me përgjegjësi sociale.

Presidenti i CSR Albania dhe drejtor i Përgjithshëm i “ANTEA Cement”, Adamantios Frantzis ftoi gjithë kompanitë në Shqipëri, që të bëhen pjesë e kësaj gare, duke inkurajuar partnerët e kontraktorët e tyre pavarësisht llojit, kombësisë, madhësisë, të ardhurave.

Në këtë konkurs për çmimet e CSR mund të aplikojë çdo kompani që kujdeset për punonjësit, minimizon ndikimet mjedisore, kontribuon në zhvillimin ekonomik dhe social të komunitetit, u shpreh Franzis. Dhënia e çmimeve synon mirënjohjen, vlerësimin dhe promovimin e praktikës më të mirë të kompanive, që si pjesë të strategjive të tyre të biznesit, zhvillojnë aktivitete me përgjegjësi sociale.

Nga ana tjetër, konkursi dhe dhënia e çmimeve synon rritjen e sensibilizimit për gjithë kompanitë që operojnë në Shqipëri, që të bëjnë aktivitete me përgjegjësi sociale, pjesë të rëndësishme të prioriteteve në biznes.

Çdo kompani mund të aplikojë në websitin e Rrjetit Shqiptar për Përgjegjësinë Sociale (www.albaniancsrnetwork.org), në websitin e Ministrisë së Ekonomisë, (www.ekonomia.gov.al). Afati i fundit i aplikimeve është data 25 qershor.

Aplikimet do të vlerësohen nga një juri e përbërë nga përfaqësues të biznesit, organizma me eksperiencë të gjerë në fushën e Përgjegjësisë Sociale të korporatave.

Që nga data 8 qershor, Shoqata “Rrjeti Shqiptar për Përgjegjësinë Sociale të Korporatave” (Albania CSR) është anëtarësuar në Rrjetin Lider të Përgjegjësisë Sociale në Europë (CSR Europe) që numëron 70 korporata të mëdha dhe 41 organizata kombëtare partnere në Europë me rreth 10.000 kompani, të cilët e konsiderojnë përgjegjësinë sociale si mjet të rëndësishëm për nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm dhe invoacionit.

Albania CSR si platformë kombëtare, që përfaqëson praktikat më të mira mes komunitetit të biznesit në Shqipëri u krijua në Mars 2013. Si organizatë jo fitimprurëse, ka anëtarë përfaqësues të bizneseve të mëdha që operojnë në Shqipëri me mision kryesor, nxitja dhe promovimi i rëndësisë së përgjegjësisë sociale të korporatave për komunitetin e biznesit dhe mjedisin shoqëror. Ky rrjet me 15 anëtarë deri sot, synon që përmes aktiviteteve, të promovohen praktika të qendrueshme biznesi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button