☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.88 ▲0.77%
ARI 4,203 ▼1.96%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,554 ▼ -1.95% ETH $1,632 ▼ -2.11% XRP $1.1212 ▼ -2.83% SOL $64.6300 ▼ -1.78%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.88 ▲0.77 % ARI 4,203 ▼1.96 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.88 ▲0.77 % ARI 4,203 ▼1.96 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Rajoni

Daçiç shkakton “skandal diplomatik”, sulmon verbalisht Komisionerin Evropian

Gjatë një takimi të Komisionerit Evropian për Politikat e Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Oliver Varhelyi me kryeministren serbe Ana Brnabiç dhe ministrat e saj, ka ndodhur një “skandal diplomatik”.

Sipas mediave serbe, raporton Telegrafi, gjatë takimit ka ardhur deri tek një moment i pakëndshëm kur ministri i Jashtëm, Ivica Daçiç, ka sulmuar verbalisht mysafirin, i cili më pas u largua nga takimi.

Siç shkruan media serb, Blic.rs, para se të fillonte Daçiç bisedën, biseda kaloi krejtësisht në normalitet.

Megjithatë, në një moment Daçiç ka marrë fjalën dhe i është drejtuar në mënyrë të ashpër Varhelyit.

“Ai ishte shumë i pasjellshëm. Ai i tha atij se nuk e di se ku ka ardhur dhe se po hesht, ndërsa dikush rrëmben manastiret serbe në Kosovë dhe hesht për taksën e vendosur nga Prishtina për mallrat nga Serbia”, ka thënë një burim i “Blic.rs” i cili mori pjesë në takim.

Kryeministrja, si dhe ministrja e BE-së, Jadranka Joksimovic dhe ministri i Brendshëm, Nebojsha Stefanoviç ishin të habitur, pas së cilës Varhelyi ndezi mikrofonin dhe iu drejtua ministrit të Jashtëm serb, ka rrëfyer më tej burimi në fjalë.

“Unë jam i vetmi komisioner evropian që reagova ndaj taksës, e dënova atë që po ndodh në Mal të Zi, Serbia është vendi i parë që erdha pas prezantimit të metodologjisë së re dhe më në fund, erdha këtu për t’ju ndihmuar”, citohet të kenë qenë fjalët e Varheliy.

Pas kësaj, ka treguar burimi i mediumit serb, ai hoqi mikrofonin, iu afrua Ana Brnabiç, shtrëngoi duart me të dhe doli nga takimi, përcjell Telegrafi.

Dhe lidhur me këtë incident, media serb ka kontaktuar protagonistin kryesor.

“Unë sulmova BE-në për mos respektim të Marrëveshjes së Brukselit, për futjen e Kosovës në Kapitullin 35, kështu që tani gjithçka varet nga ata dhe për heshtjen për ngjarjet në Mal të Zi”, ka thënë Daçiç.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.