Politika

Dade kundër sulmeve ndaj kryebashkiakëve të PS: Rama të dëgjojë nga deputetët shqetësimet e bazës

Deputetja e Partisë Socialiste, Arta Dade, nuk është dakord me akuzat që u bëhen kryebashkiakëve socialistë nga Prokuroria dhe Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit. E ftuar në emisionin “7 pa 5” në “Vizion Plus”, Dade tha se duhet të shkojnë para Drejtësisë të zgjedhurit vendorë të PD-së.

Deputetja Arta Dade

“Gjatë kohës që kemi qenë në opozitë, kemi treguar dokumente të përfshirjes së qeverisjes së PD dhe Dali Berishës në afera korruptive. Nuk e di sot ku janë këto dokumente. Pse Sali Berisha nuk çohet para drejtësisë?! Nëse do të vazhdojmë të sulmojmë kryetarët e bashkive tona, kjo nuk do të jetë e drejtë, sepse po të bëjmë një analizë të të gjithë kryetarëve të bashkisë, mjafton të shohim bashkitë rreth Tiranës për të parë batërdinë në troje, në ndërtime pa leje, si në Farkë apo Kashar, Bashkinë e Kamzës, të cilët nuk janë prekur fare. Pra le ta nisim me aktet korruptive të jashtëzakonshme që ne i kemi artikuluar në opozitë. Pastaj, edhe nga tanët, nëse kanë shkelur ligjin, duhet të vihen para drejtësisë”, tha Dade.

Ajo ka akuzuar ishkryeministrin Berisha për të cilin PS në opozitë ka artikuluar shumë afera. Unë shqetësohem për faktin se përse kur ne vijmë në pushtet mbyllim sytë për ato që kemi denoncuar në opozitë?! Nëse Sali Berisha nuk shkon para drejtësisë, duhet t’i kërkojmë falje për akuzat që kemi bërë ndaj tij”, tha Dade. Ajo i kërkoi Kryeministrit Rama që të ulet me deputetët që të mësojë perceptimin e elektoratit. “Kryeministri duhet të ulet me deputetët e tij dhe të dëgjojë se cili është perceptimi i elektoratit për qeverinë e tij”, tha Dade.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button