roze

Dalai Lama mbush 80 vjeç

Më 6 korrik, Tenzin Gyasto, Dalai Lama i 14-të mbush 80 vjeç. Pasi ka festuar ceremoninë në Tempullin e Dharamsala në Indi, ai do të festojë zyrtarisht ditëlindjen e tij në “Global Compassion Summit”.

Ky samit nisi të shtunën në Irvine në Kaliforni. Samiti tre-ditor përfshin bisedime dhe tryeza të rumbullakëta mes Dalai Lama, artistëve, laueratëve të çmimit Nobel dhe ekspertët, që do të disktuojnë mbi “dhembshurinë globale” dhe tema të tjera të dashura për liderin shpirtëror tibetian.

Tenzin Gyasto ka lindur në Lhamo Dondrub dhe që dy vjeç u njoh si rimishërimi i Dalai Lama të 13-të, dhe vetëm kur ishte 15 vjeç, nën kërcënimin e pushtimit kinez, u thirr të drejtonte vendin e vet.

Në vitin 1959, pas revoltës në Lhasa, Dalai Lama u detyrua të jetojë në ekzil, duke zgjedhur rrugën paqësore, dhe prej vitesh duke u bërë pikë referimi për shumë budistë në të gjithë botën.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button