Ekonomia

Dalin në shitje tokat e Belle Air në Rinas për 1.2 mln euro

Administratorja e falimentit të kompanisë Belle Air, Arieta Çumani, ka përfshirë në procedurat e ankandit të parë shitjen e tre parcelave toke me sipërfaqe 29908 metër katror në zonën e Rinasit për llogari të shlyerjes së 1,225,600 eurove ndaj kreditorëve të Belle Air, ish-kompani e fluturimeve ajrore që falimentoi më 2013.

Ankandet për të tre parcelat do të zhvillohen më datën 21 të këtij muaji në ambientet e Pallatit të Kulturës në Tiranë.

Parcela e parë prej 7428 metër katrorë në zonën e Rinasit do të dalë në ankandin fillestar me një vlerë 326,400 euro.

Parcela e dytë, 4000 metër katrorë tokë, e cila ndodhet nis zonën Fushë–Prezë, do të nxirret në ankand me vlerën e 160 mijë eurove, ndërsa parcela e tretë 18480 metër katrorë që ndodhet në zonën e Çerekës pretendohet të shitet per 739 mijë euro.

Më parë, gjatë vitit të kaluar, shoqëria përmbarimore EPSA tentoi të shesë sërish 15 mijë metra katrorë tokë në zonën e Rinasit, e cila është në pronësi të ish-kompanisë së fluturimeve ajrore Belle Air

Përmbaruesit qysh prej vitit të kaluar janë vënë në përpjekje të shitjes së pronës për llogari të një kredie me një vlerë 381 mijë euro qe kompania Belle Air kishte ndaj Raifessen Bank. Por pas një serie bllokimesh të procesit për shkak të vendimeve gjyqësore prona po ridel në shitje.

Belle Air me kapital tërësisht shqiptar shpalli falimentin në tetor të vitit 2013. Në atë kohë, Belle Air zinte 52% të tregut të fluturimeve.

Sipas shpjegimit të pasqyrave financiare të bilancit të Belle Air në fund të vitit 2012, kompania kishte një detyrim kredie prej 1.13 miliardë lekësh lekë, që përfaqësonte një linje overdrafti me Bankën Intesa San Paolo Albania dhe Raiffeisen Bank për një limit overdrafti prej 5 milionë eurosh, për një vlerë të mbetur overdrafti prej 767 milionë lekësh.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button