“Danas”: Kryeministri serb më 27 maj do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Shqipëri
Kryeministri serb Aleksandar Vuçiq më 27 maj do të shkojë për vizitë zyrtare në Shqipëri, kumtoi gazeta “Danas”.
Kjo do të jetë vizita e parë zyrtare e përfaqësuesit serb në nivel më të lartë në historinë e marrëdhënieve të të dy vendeve fqinje, nënvizoi gazeta.
Nikoqir i kryeministrit serb do të jetë homologu i tij shqiptar Edi Rama, i cili ishte në Beograd më 10 nëntor të vitit të kaluar, në vizitën e tij zyrtare të një përfaqësuesi shqiptar në nivel më të lartë në 68 vitet e fundit, përkujtoi gazeta.
Këshilltari i kryeministri shqiptar Shkëlzen Maliqi, me rastin e vizitës së paralajmëruar, deklaroi se kryeministrat Rama dhe Vuçiq “caktojnë udhëkryq të rëndësishëm në rrugën që do të jetë bosht i paqes dhe stabilitetit në rajon”.
Ai kumtoi se kryeministrat do të bisedojnë për realizimin e projekteve infrastrukturore dhe konkretisht për rrugën magjistrale Durrës-Nish.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.