roze

Dani Alves, martesë sekrete në Paris

Dani Alves dhe modelja spanjolle Joana Sanz duket se e kanë kurorëzuar me martesë lidhjen e tyre që zgjaste pak më shumë se 1 vit. Lajmi bëhet i ditur nga revista “Hola”, sipas së cilës, futbollisti i Barcelonës dhe e fejuara e tij janë martuar në mënyre sekrete në një ceremoni të zhvilluar në kryeqytetin francez, Paris, përpara një muaji, për të cilën nuk dihen detajet.

Lajmi për fejesën e futbollistit dhe modeles u bë i ditur në fillim të këtij viti. Joana Sanz u përpoq që të tregohej sa më e fshehtë në këtë pikë, por unaza e çmuar që ajo mbante i hoqi të gjitha dyshimet.

Për Dani Alves, kjo është martesa e dytë në jetën e tij, pas asaj me Dinora Santanën, e cila është njëkohësisht edhe agjentja e tij, me të cilën ai ka edhe 2 fëmijë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button