Bota

Danimarka prej 2 vitesh nuk dërgon trupa në NATO

Danimarka që prej 2 vitesh nuk dërgon ushtarë në NATO me arsyetimin e “intensitetit dhe se ushtarët janë të lodhur (konsumuar)”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç raporton gazeta “Berlingske”, pretendohet se Forcat e Armatosura të Danimarkës që prej 2 vitesh nuk ofrojnë në shërbimin e Aleancës 700 ushtarët që duhet t’i dërgojnë në NATO.

Burimet ushtarake për gazetën kanë bërë të ditur se 6.000 ushtarët në ushtri janë lodhur për shkak të shumë detyrave që kanë marrë përsipër dhe se për këtë arsye nuk janë dërguar ushtarë në njësitë e NATO-s.

Ndërkohë ekspertët kanë paralajmëruar Forcat e Armatosura të Danimarkës se mosdërgimi i ushtarëve në disa detyra me arsyetimin për lodhjen e tyre mund të shkaktojë “krizë të mungesës së personelit” për një afat të gjatë”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button