Maqedonia

DAP fillon shkëmbimin e të dhënave me KSHZ-në

Drejtoria e të Ardhurave Publike ka hapur bazat e të dhënave për Komisionin Shtetëror Zgjedhor, transmeton Telegrafi.

Nga DAP sot informohet se, siç thonë ata, pas aktiviteteve përgatitore të kryera, DAP filloi me shkëmbimin e të dhënave me KSHZ-në gjatë ditës.

Nga Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë ende nuk ka informata nëse edhe ata do t’i dorëzojnë bazat e të dhënave deri te KSHZ.

24Vesti dje nga burime të Komisionit njoftoi se priten të dhënat nga DAP-i dhe BPRM-ja të bëhet përgatitjet e fundit dhe të fillojnë krahasimin e 10 bazave të të dhënave të institucioneve dhe si bazë do të përdoret baza e Ministrisë së Brendshme.

Përveç mungesës së të dhënave, KSHZ-ja përballet me një numër të madh të problemeve teknike.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button