Kronika

Kamera e sigurisë së helikopterit do të hapet në Gjermani nga një komision i përbashkët

Prokuroria e Shkodrës, miratoi kërkesën e ekspertëve franko-gjerman të kompanisë së prodhimit të helikopterëve EC 145 që të dërgojnë në gjermani për ekzaminim kartat e memories së kamerës së sigurisë.

ABC News ka mësuar se me miratimin e shefit të akuzës së Shkodrës Granit Shahu, është vendosur që kartat e regjistrimit të kamerës së sigurisë të dërgohen në Gjermani me anë të letër-porosisë, për të marr edhe cilësimin e provës material. Pasi asnjë ekspert shqiptar nuk ka kapacitetin e nevojshëm teknikë dhe programet e kompanisë për hapjen e kësaj kamere. Burimet thonë se hapja dhe rikuperimi i pamjeve me figurë dhe zë, do të bëhet nga një komision, me anëtarë të kompanisë së prodhimit të helioptereve, përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes e Shtabit të Përgjithshëm si dhe në prani të një prokurori që do të dërgohet nga Shqipëria. Ky komision, thonë burimet do të asistoj në momentin që ekspertët e kompanisë franko-gjermano do të bëjnë hapjen dhe rikuperimin e pamjeve të regjistruara nga kamera. Mësohet se kompania, është zotuar se krahas rikuperimit të zërit dhe figurës së filmuar, do të paraqes në 3D të gjithë lëvizjet e helikopterit dhe manovrat që pilotët kanë kryer që nga moment i nisjes deri në rrëzimin e tij në liqenin e Shkodrës. Ky ekzaminim, burimet thonë se do të bëhet shumë shpejt, por duke mos përcaktuar kohën. Por është vet kompania, thonë burimet, që këmbngul që ky ekzaminim të kryehet sa më shpejt, për shkak është pezulluar prodhimi i këtyre helikopterëve EC 145. Përveç pezullimit, mësohet se kompania franko-gjermane ka dërguar shkresa zyrtare në të gjithë vendet e botës, që kanë në përdorim helicopter të tillë, mes tyre edhe Shqipërisë që të pezullojnë fluturimet me këtë lloj helikopteri deri sa të zbardhet shkaku i rrëzimit të tij në Shqipëri.
Nga ana tjetër, burimet thonë se prokuroria, përveç sekuestrimit të gjithë praktikës së ndjekur nga regjimenti i helikoptereve në Farkë, për fluturimin e EC 145 me dy pilotët në bord, ka sekuestruar edhe komunikimet me radio të pilotëve me Kullën e Trafikut në Farkë gjatë ditës së ngjarjes. Si dhe kanë marr në pyetje personelin ushtarak që ka komunikuar ditën e ngjarjes me dy pilotët, personat që kanë miratuar planin e fluturimit si dhe komandantin e regjimentit të Helikopterëve në Farkë.
Për dy pilotët Florian Deliu dhe Donald Hoxha që humbën jetën nga rrëzimi i helikopterit më datë 6 prill, Ministria e Mbrojtjes kërkon nga Presidenti i Republikës që të dekorohen me medaljen e “artë të Shqiponjës”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button