Dasma mbretërore shqiptare
78 vjet pas martesës së gjyshit të tij trashëgimtari Princ Leka II sjell në Shqipëri vëmendjen ndërkombëtare, por edhe shkëlqimin e luksin e familjeve më të mëdha evropiane.
Martesa e tij me Elia Zaharian e shndërroi Pallatin e Brigadave, i njohur si Pallati Mbretëror, në vendin që priti një prej ngjarjeve më të rëndësishme të familjes monarkike.
Megjithëse me një princ pa fron dhe një Shqipëri jo monarki, kjo dasmë solli në vendin tonë Arkidukën George dhe dukeshën Eilika të Austrisë, princin dhe princeshen Lea të Belgjikës, princin Ali të Egjiptit, princeshën Maria Pia të Savojës, princin Philip dhe princesha Elisabet nga Lihteshtejni, Dukeshën Maria dhe dukën George nga Rusia, Princin dhe princeshen Michael të Kent nga Mbretëria e Bashkuar, Princin Alexander dhe Princeshen Katherine nga Serbia dhe prania më e rëndësishme Mbretëresha Sofi e Spanjës.
Ceremonia zyrtare e martesës u mbajt në oren 11.00 në Pallatin Mbretëror.
Pas 30 minutave çifti mbretëror doli në përshëndetjen martesore nga ku treguan edhe rrathët e martesës nga shtëpia e stolive Bythanasa Geneve Jewellery.
Ceremonia vijon me pritjen e çiftit me të ftuarit në rezidencën mbretërore.