🌤️
Tiranë 6°C · Kryesisht kthjellët 15 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 98.71 ▲3.11%
ARI 5,062 ▼1.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $71,418 ▲ +0.46% ETH $2,098 ▼ -0.13% XRP $1.4169 ▲ +1.07% SOL $87.9700 ▼ -0.61%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 %
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
15 Mar 2026
Breaking
Politika

Daul-Basha: KE duhet të hetojë për zhvillimet e papranueshme në Kuvend

Foto-Basha-Daul-388x350Presidenti i Partive Popullore Evropiane, Josehp Daul, deklaroi të mërkurën, pas takimit në Bruksel me Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, se Komisioni Europian duhet të hetojë për zhvillimet e papranueshme në Parlament dhe qeverisje.
Sipas zyrës së shtypit pranë PD-së, pasi është njohur me situatën mjaft shqetësuese të shkeljes së standardeve demokratike, me mosrespektimin e shtetit ligjor dhe agresionin fizik të ushtruar ndaj deputetëve të opozitës nga persona të inkriminuar në Kuvend, Josepf Daul ka bërë të ditur se do t‘i kërkojë Komisionit Europian të zhvillojë hetime për dhunën e ushtruar brenda Parlamentit.
“Unë shoh fakte shqetësuese. Ne do të kemi së shpejti një Komision të ri Europian. Ne do t’i kërkojmë Komisionit Europian të zhvillojë hetime të thella për sjelljet në Kuvendin e Shqipërisë, sepse duke parë atë që po ndodh në Parlament, dhe me disa persona që janë në qeveri, ngrihen shumë pikëpyetje”, deklaroi Daul.
Presidenti i PPE-së i ka dhënë të drejtë opozitës në vendimin e saj për të qëndruar jashtë parlamentit, në kushtet kur në Kuvend nuk respektohen të drejtat themelore dhe vendimet e gjyqësorit.
“Ka të drejta dhe rregulla që duhen respektuar. Nëse Gjykata Kushtetuese shpall vendime, ato duhen respektuar nga Parlamenti. Nëse në gjirin e Kuvendit nuk respketohen të drejtat themelore dhe sistemi i drejtësisë, atëherë nuk ia vlen që të qëndrosh në Parlament. Unë premtova që do ta ngre këtë çështje në nivelin europian, sepse shteti ligjor dhe drejtësia janë parësore për Bashkimin Europian”, u shpreh Presidenti i PPE-së.
PPE është formacioni më i madh dhe më me ndikim në nivelin evropian. Në përbërje të tij janë liderë të vendeve më me influencë të BE-së si, kancelarja Merkel, presidentët e Komisionit Evropian dhe Këshillit Evropian, Komisionineri i ri për Zgjerimin, dhe PPE ka shumicën në Parlamentin Evropian

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.