roze
David Beckham prek fansat me një video të vajzës së tij
Pas një mbrëmjeje të lodhshme në hapjen e festivalit të Kanës, David Beckham ka vendosur ta kalojë ditën me vajzën e tij të vogël, Harper, duke luajtur në oborrin e shtëpisë së tyre.
Ai ka postuar një video në “Instagram” ku shfaqet vogëlushja duke luajtur me “lulet e erës”. Video, e cila ka mbi 1 milion shikime, ka prekur zemrat e të gjithë fansave pasi e vogla Harper është thjeshtë e adhurueshme.
Ish-futbollisti është shprehur për median se nuk ka asgjë në botë që i jep atij më shumë kënaqësi dhe dëshirë për të jetuar sesa të kalojë kohë me fëmijët, për këtë arsye David shpeshherë poston foto dhe video të tyre në mënyrë që të mund ta ndajë dashurinë e tij me të gjithë fansat.