roze

David Beckham vë në siklet djalin e tij

Djali i madh i David Beckham, Brooklyn, ka postuar një “selfie” në llogarinë e tij të “Instagramit” ditën e premte, në të cilën kishte veshur një triko të firmës “Ralph Lauren”, bashkangjitur së cilës ka shkruar: “Në shkollën e vjetër me Ralph Lauren”.

Megjithatë, David menjëherë jua ka bërë të gjithëve me dije se Brooklyn ka “vjedhur” dollapin e tij, duke shkruar: “Kjo është trikoja ime”.

Kjo nuk është hera e parë që David vë në siklet djalin e tij. Në muajin prill Brooklyn ishte duke regjistruar një video duke falenderuar ndjekësit e tij që kishin mbërritur në 1 milionë, por David ka ndërhyrë duke thënë: “Unë kam 52 milionë”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button