☁️
Tiranë 12°C · Vranët 23 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.54 ▲0.32%
ARI 4,263 ▼6.83%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
₿ CRYPTO
BTC $68,296 ▼ -0.64% ETH $2,043 ▼ -1.93% XRP $1.3690 ▼ -2.1% SOL $85.7500 ▼ -1.82%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.54 ▲0.32 % ARI 4,263 ▼6.83 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.54 ▲0.32 % ARI 4,263 ▼6.83 %
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
23 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Debate në Komisionin e Ekonomisë lidhur me marrëveshjen me BERZH-in

komisioni_ekonomiseOpozita dhe maxhoranca po debatojnë në komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave lidhur me p/ligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim për huanë e parë të politikës së zhvillimit për financat publike po nisi shqyrtimin e marrëveshjen e huasë me BERZH të politikës së zhvillimit për financat publike. I pranishëm në Komision Ministri i Financave Shkëlqim Cani tha se Shqipëria ka nevojë për asistencë dhe paratë e marra hua shkojnë në buxhet. “Paratë e marra hua shkojnë në buxhet. Shqipëria ka nevojë për asistencë”, deklaroi Cani para deputetëve të komisionit.

Por deputeti i Partisë Demokratike, Sherefedin Shehu akuzoi ministrin Cani se po prish balancat e borxhit. “Po prishni balancën e borxhi, pasi po merren hua për asistenca teknike dhe jo për investime. Keni shkatërruar Ministrinë e Financave”, iu drejtua deputeti Shehu ministritt[ Financave, Cani. Shehu akuzoi kreun e Financave publike gjithashtu se ka kaluar sigurimet tek Ministria e Mirëqënies Sociale, gjë që do të rrisë ndjeshëm defiçitin.
Qëllimi i akordimit të kësaj huaje është mbështetja e reformave për përmirësimin e qëndrueshmërisë fiskale të Shqipërisë nëpërmjet fuqizimit të menaxhimit të financave publike në trajtimin e detyrimeve të prapambetura, si dhe me anë të reformave në sektorin e taksave, pensioneve dhe energjisë me qëllim mbështetjen e stabilitetit makrofiskal.

Politikat e mbështetura nga kjo hua pritet të kenë një ndikim pozitiv mbi rritjen ekonomike në periudhë afatmesme dhe afatgjatë. Në përgjithësi, reformat e mbështetura nëpërmjet saj do të kontribuojnë në arritjen e qëllimeve të reduktimit të varfërisë dhe të mirëqenies së përbashkët, duke siguruar një bazë për stabilitet makroekonomik dhe fiskal, i cili është një kusht i domosdoshëm për një model të qëndrueshëm të rritjes dhe, për
pasojë, për zvogëlimin e varfërisë, dhe mirëqenies së përbashkët. Po ashtu duke përmirësuar qëndrueshmërinë fiskale në mënyrë që përfitimet në uljen e varfërisë dhe arritjet në rritjen e mirëqenies së përbashkët të mbështeten në të ardhmen dhe të mos rëndojnë në mirëqenien e gjeneratave të ardhshme.
Reformat e propozuara pritet të përmirësojnë parashikueshmërinë e politikës fiskale, që kufizon rregullime fiskale ad hoc në kurriz të politikave dhe programeve sociale dhe zgjeron hapësirën fiskale për të fuqizuar programet sociale për të varfërit, të tilla si ndihma ekonomike.Shuma e huasë së akorduar nga Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim është 87,000,000 euro

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.