☀️
Tiranë 30°C · Kthjellët 04 August 2026
S&P 500 7,735 ▲1.77%
DOW 54,179 ▲1.88%
NASDAQ 26,540 ▲2.42%
NAFTA 76.14 ▼5.23%
ARI 4,153 ▲1.52%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.4231 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3552 EUR/TRY 54.7481 EUR/JPY 181.00 EUR/CAD 1.6167 EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.4231 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3552 EUR/TRY 54.7481 EUR/JPY 181.00 EUR/CAD 1.6167
₿ CRYPTO
BTC $64,097 ▲ +0.48% ETH $1,874 ▲ +0.32% XRP $1.0769 ▼ -0.4% SOL $74.0400 ▲ +0.75%
S&P 500 7,735 ▲1.77 % DOW 54,179 ▲1.88 % NASDAQ 26,540 ▲2.42 % NAFTA 76.14 ▼5.23 % ARI 4,153 ▲1.52 % S&P 500 7,735 ▲1.77 % DOW 54,179 ▲1.88 % NASDAQ 26,540 ▲2.42 % NAFTA 76.14 ▼5.23 % ARI 4,153 ▲1.52 %
EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.4231 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3552 EUR/TRY 54.7481 EUR/JPY 181.00 EUR/CAD 1.6167 EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.4231 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3552 EUR/TRY 54.7481 EUR/JPY 181.00 EUR/CAD 1.6167
04 Aug 2026
Breaking
Politika

Debate në Kuvend, Bardhi -Peleshit: Dorëhiqu, po shkel Kushtetutën. Kryeparlamentari i tërheq vëmendjen: S’ka asnjë shkelje

Debate të ashpra janë regjistruar në Kuvend mes kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, dhe kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, lidhur me interpelancat e kërkuara nga opozita.

Gjatë fjalës së tij në seancë plenare, Bardhi i kërkoi dorëheqjen kryeparlamentarit Peleshi, duke e akuzuar se ka refuzuar tri kërkesa për interpelancë, përfshirë edhe atë me Kryeministrin Edi Rama. Sipas tij, ky qëndrim përbën shkelje të Kushtetutës dhe kufizon mbikëqyrjen parlamentare të opozitës.

“Ju jeni në shkelje të vazhdueshme të Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit. Nëse nuk sillni Kryeministrin në seancë për të dhënë llogari, jepni dorëheqjen, sepse nuk mund të ushtroni funksionin e Kryetarit të Kuvendit”, deklaroi Bardhi, duke theksuar se, sipas tij, qeveria po shmang llogaridhënien parlamentare.

Nga ana tjetër, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, i tërhoqi vëmendjen Bardhit për përdorimin e fjalorit jo parlamentar dhe akuzat e bëra në sallë. Ai u shpreh se procedurat parlamentare janë respektuar dhe se interpelancat janë trajtuar sipas rregullores.

“Tonaliteti s’ju bën të keni të drejtë. As shkundja e letrës në dorë. Unë përdor Kushtetutën me të cilën më qëlluat ju ditën e parë dhe e kapa në ajër dhe e lexova.E vërteta është që 26 interpelanca janë pranuar dhe zhvilluar. Dhe do zhvillohen të gjitha interpelancat konform ligjit. Je njoftuar me shkrim brenda orarit të punës.

Nuk ka asnjë shkelje të rregullores sepse ajo thotë: kur refuzohet një interpelancë, deputeti kërkues, kërkon të shprehni reagimin tuaj 10 minuta. Po ju shmangem provokimeve.

Ju tërheq vëmendjen për fjalor joparlamentar merrni masën disiplinore tërheqje vëmendje.”, deklaroi Peleshi, duke shtuar se opozita ka të drejtë të shprehë reagimin e saj sipas procedurave parlamentare.

Kreu i Kuvendit i kërkoi Bardhit të ruajë fjalorin parlamentar dhe e paralajmëroi me masë disiplinore tërheqje vëmendjeje për deklaratat e bëra gjatë seancës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.