Kronika

Këshillin Bashkiak i Tiranës miraton projektligjin per parkimet me pagese

Pas një sërë debatesh që zgjatën për më shumë orë, Këshilli Bashkiak ka miratuar projektvendimin për parkingjet me pagesë në Kryeqytet. Kështu miratimi i këtij projekti i hap rrrugë krijimit të Tirana Parking, si institucioni përgjegjës për parkimet në kryeqytet, i cili do të jetë në varësi të Bashkisë së Tiranës. Gjithsej do të jenë 71 rrugë kryesore ku do të vendoset një pagesë për parkimin në to, duke përjashtuar këtu rezidentët e këtyre zonave.

Po ashtu, u miratua dhe vendimi në lidhje me indeksimin e pagave në Bashkinë e Tiranës, duke përjashtuar nga to, pagën e Kryetarit Veliaj dhe nënkryetarëve, propozim ky i kryebashkiakut, i cili argumentoi se këto pozicione janë të tipit të funksionarëve publikë dhe jo administrativ.

Debatet gjatë diskutimit të projekvendimit për parkingjet me pagesë

Pas dy orësh vonesë nisi me debate të ashpra mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës. Përfaqësuesit e opozitës kërkuan sqarime në lidhje me projek-vendimin që parashikon ngritjen e Agjencisë për Parkimet me pagesë të Bashkisë. Drejtuesi i grupit të këshilltarëve të djathtë Leonard Olli, ka kërkuar shtyrjen e diskutimeve për këtë pikë të rendit të ditës, me argumentin se nuk kanë marrë sqarimet e kërkuara nga administrata e Bashkisë. Po ashtu, Sipas zotit Olli, nisja e mbeldhjes me dy orë vonesë u bë për shkak të pazareve brenda mazhorancës.

“Nëse pushteti ju ka errur sytë, dhe në orën 17 kur oshte cvaktuar mbledhja, të mos komunikoni me ne, kjo është e papranueshme. Duhet që ne në cilësinë e përfaqësuesve të Tiranës të marim informacion se çfarë po ndodh. Ju kërkova që kjo mbledhje, për arsye edhe pse vendimet që priten nuk kishte ndonjë urgjencë, nuk e kuptoj këtë ngut i cili ëhstë në kurrizin e kohës, por ju thashë që arroganca që ju ka kapluar nuk ju lejon të kërkoni ndjesë. Nuk e di se çfarë precedenti mund të ndodhë tjetër në këtë sallë. Ndoshta uronit që ne të mos ishim këtu, por ta harroni, Do të jemi këtu të mbrojmë të drejtat e qytetarëve. Për procedurë po kërkojmë një informacion, në raport me çështjen e ndërtimeve nga liqeni dhe komunitetin rom. Nuk kemi asnjë shpejgim. Kërkojmë, që dy pikat e para të rendit të ditës, në respekt të procedurave, meqënëse përfaqësuesit tanë kanë kërkuar sqarime, për projektet tullumbace që na paraqiten për parkimet, meqënëse nuk kanë ardhur sqarimet, të shtyhen”, – deklaroi Leonard Olli.

Më tej Olli e ka cilësuar prjektin në fjalë si nismën e radhës për të gjobitur qytetarët.  I menjëhershëm ishte edhe reagimi i kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili duke iu referuar rastit të parkingut pranë stadiumit “Qemal Stafa”, tha se krijimi i agjencisë për parkingjet do ti japë frymëmarrje qytetit dhe do të sigurojë të ardhura për investime.

“Është konsoliduar ideja e qyteteve moderne, se si funksionon trafiku dhe parkingu. Në vend të jetë një sektor i rëndomtë i drejtorisë së tatim-taksave që vijnë vërdallë e marin lekë në dorë prodhuam një pilot të sheshi “Italia”, që sot i sjell bashkisë 30 mijë euro në muaj. Ne kemi prodhuar një pilot që na ka prodhuar histori suksesi. Të pasurit e një agjencie që merret ekskluzivisht me këtë çështje, na duhet një agjensi i mirëfilltë sepse besoj që mund të kemi një menaxhim shumë më të mirë. Po ndërtojmë një pilot tjetër te rruga “Dritan Hoxha”, ku mund të kemi 3 korsi për makinam një korsi për autobus dhe një korsi për biçikleta. Ajo që ne shikojmë, na zihen trotuaret me arka dhe gjithsesi paguajmë. Sot te hotel “Dajti” mund të zihesh me këdo se ka zënë vendin. Qyteti fiton të ardhura, qyteti fiton hapësirë në këtë mënyrë. Shpëtojmë nga kultura kur zënë hapësirat me arka, apo sende të ndryshme. Një shesh i ngjashëm me atë te stadiumi “Qemal Stafa”, tek sheshi “Dinamo” është gati, i cili deri para pak kohësh ishte nën përdorim nga një deputet i PD”, – deklaroi Veliaj.

Sipas projektit në fjalë, rezidentët do të përjashtohen nga detyrimi për të paguar parkimin, dhe do të paisen me një kartë të posaçme rezidenti.

 

javanews.al

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button