🌤️
Tiranë 6°C · Kryesisht kthjellët 24 March 2026
S&P 500 6,581 ▲1.15%
DOW 46,208 ▲1.38%
NASDAQ 21,947 ▲1.38%
NAFTA 90.11 ▲2.25%
ARI 4,407 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
₿ CRYPTO
BTC $70,672 ▲ +4.75% ETH $2,143 ▲ +5.22% XRP $1.4222 ▲ +3.41% SOL $91.1100 ▲ +6.49%
S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 90.11 ▲2.25 % ARI 4,407 ▲0 % S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 90.11 ▲2.25 % ARI 4,407 ▲0 %
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
24 Mar 2026
Breaking
Politika

Debatet për dekriminalizimin, PS: Kriminelët nuk janë fshehur, nuk ka

Partia Socialiste hodhi poshtë si të pavërtetë pretendimin e kryetarit të Partisë Demokratike se disa prej përfaqësuesve të zgjedhur të mazhorancës kanë fshehur të dhëna për të kaluarën e tyre kriminale në formularët e dekriminalizimit.

“Jo Lulzim, ata nuk janë fshehur asgjëkundi, sepse thjesht nuk ekzistojnë kriminelë në grupin parlamentar të Partisë Socialiste. Jo Lulzim, nuk janë fshehur, por ligji për të cilin ne të dhamë të gjithë mbështetjen të bësh, nuk ka nxjerrë asnjë kriminel sepse askush nga ata që ti ke akuzuar nuk është hetuar dhe dënuar për asnjë krim të parashikuar nga ligji”, deklaroi deputeti Alfred Peza.

Partia Socialiste akuzoi deputetin Flamur Noka që ka fshehur të dhëna në formularin e vetëdeklarimit. Ish-ministri i Brendshëm nuk ka shënime për vepra penale të kryera prej tij, por socialistët iu referuan disa dokumentave të publikuara në media, ku Flamur Noka pohon se në fillim të vitit 91 është ndaluar në Jugosllavi dhe i eshtë kërkuar bashkëpunim nga shërbimi sekret jugosllav.

“Dhe tani Lulzim, meqë gënjeshtra jote spektakolare për Partinë Socialiste u vërtetua edhe zyrtarisht, merru pak me Flamur Nokën, që ka shkelur ligjin e dekriminalizimit, duke fshehur të dhënat dhe me të gjithë ata të tjerët qe ligji i nxori nga ferrat e SHQUP-it”, shtoi Peza.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.